LAJMI I FUNDIT:

Nga shoqëria civile thonë se partitë po e keqpërdorin parafushatën zgjedhore

Nga shoqëria civile thonë se partitë po e keqpërdorin parafushatën zgjedhore

Ani pse me 25 shtator zyrtarisht hyjmë në fushatën zgjedhore, krerët e subjekteve politike apo kandidatët për kryeministër veçse kanë filluar takimet me qytetarë nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës.

Nga shoqëria civile dhe njohësit e çështjeve politike kjo po konsiderohet si shfrytëzim i pjesës së hirtë e po ashtu u kërkua që kjo situatë të rregullohet me ligj pasi që ata haptas po bëjnë fushatë zgjedhore.


Kandidatët për kryeministër nga subjekte të ndryshme politike veçse kanë filluar takimet me elektoratin e tyre. Me këtë rast ata po shprehin vendosmërinë se subjekti i tyre do ta formësojë Kosovën, ani pse zyrtarisht fushata zgjedhore fillon me 25 shtator.

Nga “Demokracia Plus” Jetmir Bakija këtë situatë e sheh si shfrytëzim të pjesës së hirtë nga subjektet politike, megjithatë nuk e konsideron të jashtëligjshme pasi këto të fundit nuk po e shpalosin programin e tyre gjatë takimeve.

“Ne bëjmë thirrje që partitë të dalin në terren tek strukturat e tyre, por ta shfrytëzojnë këtë kohë për të dëgjuar kërkesat e elektoratit të tyre se çfarë kërkojnë prej tyre dhe nëse vijnë në qeveri, t’i reflektojnë këto kërkesa në programet e tyre. Mirëpo nëse në këto momente po japin mesazh politik për zgjedhjet që kjo i bie premtime konkrete atëherë kjo është jashtë ligjit dhe mund të raportohet në KQZ. Ndaj këtyre shkeljeve parashikohen gjoba me ligj”, tha për RTV Dukagjinin, Jetmir Bakija.

Me këtë rast njohësi i çështjeve politike Rasim Alija, thotë se subjektet politike po bëjnë haptas fushatë zgjedhore ndërsa kërkon që reforma zgjedhore ta rregulloj ligjërisht këtë pjesë, duke e konsideruar padrejtësi ndaj subjekteve të voglave.

“Mos rregullimi i çështjes së para fushatës me ligjin e përgjithshëm mbi zgjedhjet është termi që po e keqpërdorin subjektet politike, meqenëse Ligji për zgjedhjet e përgjithshme nuk e sanksionon para fushatën. Pra as nuk e lejojnë e as nuk e ndalojnë, dhe mbi këtë bazë subjektet e keqpërdorin këtë pjesën e para fushatës që quhet. Kjo do të thotë se subjektet politike janë në fushatë zgjedhore prej dy muajsh”, tha Rasim Alija.

Fushata zgjedhore zgjat 10 ditë dhe përfundon me 4 tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori