Nga shëndeti i zemrës deri ngadalësimi i procesit të plakjes: Të gjitha arsyet përse duhet të hani arra makadamie
Arrat e makadamisë janë një nga frutat më të mira të thata. Kjo pemë rritet në klimat tropikale të Brazilit, Australisë, Kenisë, Indonezisë, Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re, megjithatë arrat e makadamias gjenden edhe në Evropë
Më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet përse duhet t’i bëni pjesë të regjim tuaj këto arra të shëndetshme.
1. Veti antioksiduese
Arrat e makadamisë gjithashtu kanë një sasi të vogël të vitaminës E, e cila është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 1 filxhan me këto arra përmban 0.72 mg vitaminë E. Por, të rriturit kanë nevojë për të paktën 15 mg në ditë, kështu që duhet të përpiqeni të merrni vitaminën E nga burime të tjera.
Arrat e pemëve të tjera, si bajamet dhe kikirikët janë gjithashtu të pasura me vitaminë E. Për shkak të përmbajtjes së saj të pasur me flavonoide, arrat e makadamias ndihmojnë trupin të luftojë radikalet e lira. Gjithashtu ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të tilla si inflamacioni dhe gjendjet e tjera kronike.
2. Shëndeti i kockave
Magnezi dhe fosfori janë me bollëk tek arrat e makadamias, dhe luajnë role të ndryshme që përfshijnë metabolizmin, mineralizimin e dhëmbëve dhe kockave, thithjen dhe transportimin e lëndëve ushqyese nëpër të gjitha qelizat e trupit.
Kalciumi gjithashtu ndihmon në formimin e eshtrave dhe shëndetin e e dhëmbëve. Mangani që është i pranishëm në arrat e makadamias ndihmon gjithashtu trupin tuaj të forcojë indet e reja kockore, në mënyrë që skeleti të qëndrojë i fortë ndërsa plakeni.
3. Përmban acid oleik
Vaji i arrës së makadamisë është i pasur me acid oleik, acid që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin mendor dhe uljen e inflamacionit.
Gjithashtu, ndihmon në uljen e simptomave të astmës dhe uljen e nivelit të kolesterolit të keq. Ky acid yndyror është gjithashtu i dobishëm për shëndetin e lëkurës tuaj, për shkak të rigjenerimit të shkëlqyeshëm dhe vetive hidratuese.
4. Ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës
Vaji i arrës së makadamias vjen me shumë përfitime për lëkurën. Ka një përmbajtje të pasur të acideve yndyrore palmitoleike, një lëndë ushqyese që vonon procesin e plakjes së lëkurës dhe qelizave.
Kjo është arsyeja pse vaji i arrave makadamia është një përbërës kryesor në shumë produkte kundër plakjes.
5. Shëndeti i zorrëve
Arrat e makadamisë përmbajnë rreth 7% fibra dietike, si llojet e tretshme ashtu edhe ato të patretshme. Ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në procesin e tretjes, këshillon Living.
6. Shëndeti i zemrës
Arrat e makadamisë janë të pasura me yndyra të shëndetshme, të cilat kanë treguar se mbrojnë zemrën nga sulmet dhe arrestet kardiake.
Yndyrat e shëndetshme ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe në pastrimin e arterieve. Gjithashtu ulin nivelin e triglicerideve dhe rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet koronare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën