LAJMI I FUNDIT:

Nga “Sako” te “Sabbati”, snajperët që u përdorën në atentatet mafioze në Shqipëri

Nga “Sako” te “Sabbati”, snajperët që u përdorën në atentatet mafioze në Shqipëri

Hijet e vitit 1997 e përplasjet mes bandave risollën dhe një herë të njëjtën periudhë në formën më të keqe në Shqipëri.

Ekzekutimet e mafioze nuk janë një histori e re për vendin, ndërsa Vlora veçanërisht njihet për të gjitha llojet e tyre.


Që nga eliminimet me tritol, zhdukjet e personave që numërohen me dy shifra, ekzekutimet në mes të qytetit e së fundmi snajperi. Rasti më i fundit ku u përdor një armë e tillë ishte ajo e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua në pak sekonda me një plumb në kokë, teksa ishte duke pirë cigare në ballkonin e banesës së tij.

Vrasja, ashtu si dhe në të gjitha ngjarjet e tjera kriminale, la pas një automjet të djegur, por asnjë gjurmë të autorëve. Por historia e snajperëve dhe llojeve te tyre në Shqipëri nis që në vitin 2000. Ilir Bardhi ishte një i dënuar për vrasjet me antitank të Denis Ginës e Median Shehut në qershor të vitit 1999.

Historia e djemve të Rrugës së Kavajës dhe përçarjes së tyre numëronte rreth 22 viktima, ndërsa në mars ekzekutohet me anë të një sniperi “Zigzauer” në burgun e sigurisë së lartë 313 në Tiranë Ilir Bardhi.

Atentati i rrallë ndodhi vetëm 3 ditë përpara daljes në gjykatë ku do të dëshmonte për vrasjen e ish shokëve të tij. Edhe pse njëri prej bashkëpunëtorëve u arrestua, Alban Dani që dyshohej se ishte qitësi u ekzekutua në plazhin e Durrësit 5 ditë pas vrasjes së Bardhit.

Një tjetër ekzekutim me snajper është edhe ajo e Xhabir Shegës në vitin 2015, pasi kishte kryer mbi 10 vite burg për vrasje, por ishte dhe si i dyshuar në një tjetër ngjarje kriminale ku humbën jetën 5 persona njëkohësisht. Në vitin 2014, Shegës i ishte bërë një tjetër atentat me snajper, por kësaj here ai u qëllua nga Kalaja e Shkodrës. Dy plumba në gjoks i morën jetën Shegës në oborrin e banesës së tij, ndërsa ngjarja mbeti e pazbardhur.

5 vite më pas, një tjetër snajper i mori jetën Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit, ndërsa emri i tij nuk rezultonte në asnjë skedar të policisë. Sapo kishte ndaluar të takonte një grua Reçi u qëllua nga një godinë e lartë përballë qendrës me një plumb në zemër. Arma që u përdor u gjet nga policia, një snajper i markës italiane Sabbati e që ishte vjedhur në Rahovec të Kosovës.

Po në vitin 2020, një tjetër atentat me snajper iu bë dhe Ardjan Capjas në oborrin e banesës së tij. Pas verifikimeve të policisë doli se ai u qëllua nga Kodra e Krastës brenda një godine të braktisur.

Arma e sofistikuar e modelit Sako M10 prodhim finlandez u gjet e djegur së bashku me automjetin në zonën e Fushë Mbretit në Elbasan. Para ekzekutimit të Sinomatit, mbrëmjen e 7 janarit, snajperi u përdor edhe në shtatorin e vitit 2022.

Akil Nerjaku, i njohur ndryshe si “Kili” i Shijakut, i shpëtoi mrekullisht një atentati të mirëmenduar. Sapo kishte dalë nga mjeti i tij i blinduar, Kili u qëllua me snajper nga brenda një furgoni. Ai arriti të shpëtonte, ndërsa plumbi përshkoi një tjetër automjet me targa të huaja që ishte i parkuar, raporton A2news.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori