LAJMI I FUNDIT:

Nga rrjedhja e gazit ndodhë një shpërthim i fuqishëm në një restorant në Kinë, humbin jetën 31 persona – pronarët dhe stafi arrestohen

Nga rrjedhja e gazit ndodhë një shpërthim i fuqishëm në një restorant në Kinë, humbin jetën 31 persona – pronarët dhe stafi arrestohen

Të paktën 31 persona humbën jetën në një shpërthim në një restorant në qytetin veriperëndimor kinez të Yinchuan, njoftuan mediat e atjeshme.

Shpërthimi ndodhi në prag të Festivalit treditor të Dragoit, kur shumë njerëz në Kinë dalin dhe shoqërohen me miqtë, transmeton Telegrafi.


Copa xhami mbushën rrugën e errësuar, e cila është shtëpia e një sërë restorantesh dhe ambientesh argëtimi të tjera.

Policia arrestoi nëntë persona, duke përfshirë “pronarin, aksionarët dhe stafin” e restorantit, pas shpërthimit dhe “pasuritë e tyre janë ngrirë”.

“Një rrjedhje e gazit të lëngshëm të naftës…shkaktoi një shpërthim gjatë funksionimit të një restoranti Barbecue”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua të mërkurën mbrëma, duke cituar komitetin rajonal të Partisë Komuniste.

Ndihma mjekësore iu dha shtatë personave, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Dy prej tyre pësuan djegie të rënda, dy pësuan lëndime të lehta dhe dy kishin prerje nga copa xhami, raportoi Xinhua.

Mes viktimave ka nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë. Shumë vdiqën nga mbytja e shkaktuar ndoshta nga thithja e tymit, raportoi media shtetërore Paper, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të përfshirë në përpjekjen e shpëtimit.

Shpërthimi ndodhi në restorantin Fuyang Barbecue në zonën e banimit në qendër të qytetit Yinchuan të Ningxia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori