Nga rrëzimi i helikopterit në Stamboll shtatë të vdekur

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se shtatë persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të premten në periferi të Stambollit.
Prefekti i Stambollit, Kadir Topbas tha se me këtë rast kanë humbur jetën shtatë anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarë që ndodheshin në helikopter.
Helikopteri u rrëzua pasi në mjegull të dendur ishte ndeshur me një kullë televizive. Në helikopterin “Sikorski S-76", i cili i takon grupit të kompanive industriale turke, ishin shtatë persona, katër shtetas rusë, një zyrtar turk dhe dy pilotë.
Nga
Telegrafi
10/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































