LAJMI I FUNDIT:

Nga rrëmbyesit e rremë deri te tragjeditë e mëdha: Këto janë gjitha aksidentet e aviokompanisë egjiptiane

Nga rrëmbyesit e rremë deri te tragjeditë e mëdha: Këto janë gjitha aksidentet e aviokompanisë egjiptiane

Aviokompania “EgyptAir”, vepron tash e 84 vite në Afrikën e Veriut. Problemet teknike, rrëmbimet dhe gabimet e pilotëve, kanë ndodhur shpesh tek aeroplanët që fluturojnë për këtë aviokomapni.

Për fat të mirë jo gjithmonë ka pasur viktima. Siç ishte rasti kur të gjithë 217 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit humbën jetën në Amerikë, transmeton Telegrafi.


Mars 1972

Aeroplani që po fluturonte nga Kajro në drejtim të Adenit në pjesën jugore të Jemenit, ishte përplasur në male me ç’rast mbetën të vdekur 33 persona.

Gusht 1976

Tre persona të armatosur rrëmbyen aeroplanin që po fluturonte nga Kajro në Luxor, por tragjedinë e kishin parandaluar komandot.

Dhjetor 1976

Aeroplani që po fluturonte nga Kajro në aeroportin Don Mueang në Bangkok, ishte përplasur në një kompleks industrial që gjendej në afërsi të kryeqytetit të Tajlandës. Në këtë tragjedi kishin humbur jetën 52 pasagjerë, dhe 19 tjerë që kishin qëlluar në vendin ku ishte rrëzuar aeroplani. Ishte konstatuar se shkaku i aksidentit ishte gabimi i pilotit.

Tetor 1982

Në Gjenevë, aeroplani që po fluturonte nga Kajro, humbi pistën duke u ulur 50 metra para fillimit të pistës, duke kërcyer dhe më pas rrokullisur. Fatmirësisht, gjatë kësaj rrokullisje që të gjithë 182 pasagjerët që ishin në aeroplan i mbijetuan përplasjeve.

Tetor 1993

Në aeroplanin që po udhëtonte nga Kira në Jemen, rrëmbyesi nën kërcënimin e thikës së madhe, kishte mbajtur të ngujuar ekuipazhin, por pas aterrimit rrëmbyesi ishte arrestuar nga autoritetet e sigurisë.

Mars 1996

 Një egjiptian së bashku me të birin e tij inxhinier, kishin rrëmbyer aeroplanin që po fluturonte nga Luxor në Kajro. Rrëmbyesit pretendonin se kishin eksploziv me vete, dhe kështu aeroplani është detyruar të ndërroi drejtimin duke shkuar për në Libi, ku sipas rrëmbyesve kishin një mesazh nga Zoti për Muammar Gadafin, transmeton Telegrafi.

Tetor 1999

Fluturimi nga Los Angeles për në Kajro me një ndalesë në aeroportin e Neë York-ut, “John F. Kennedy”, aeroplani kishte rënë në oqeanin Atlantik 60 milje nga brigjet amerikane. Që të gjithë 217 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit humbën jetën, derisa hetimet konstatuan se aeroplanin qëllimisht e kishte rrëzuar piloti i parë për shkaqe ende të panjohura.

Maj 2000

Një nga pasagjerët e aeroplanit kishte tundur me dorë kavanozin me xhel për flokë, duke pretenduar se ishte eksploziv. Rrëmbyesi kishte kërkuar që aeroplani ta dërgojë në Afganistan. Por gjatë tentimit për të hyrë në kabinën e pilotit, ekuipazhi i aeroplanit arritën ta neutralizojnë “rrëmbyesin”.

Maj 2002

Jo shumë larg nga aeroporti në Tunis ku edhe ishte planifikuar të aterroi, aeroplani i “EgyptAir” u përplas në disa kodra. Nga 56 njerëzit që gjendeshin në aeroplan, 14 prej tyre humbën jetën. Ishte konstatuar se shkaku i aksidentit të aeroplanit ishte një defekt softuerik.

Tetor 2009

Gjatë fluturimit, një sudanez i kishte vënë një thikë të madhe njërës nga vajzave të stafit të aeroplanit, por ishte sigurimi që shpejt intervenuan duke e arrestuar.

Korrik 2011

Një aeroplan i cili do të duhej të fluturonte nga Kajo për në Arabinë Saudite, ishte përfshirë nga zjarri gjatë ngritjes. Zjarri kishte shpërthyer në kabinën e pilotit, derisa aeroplani ishte ende në pistë. Nga 317 pasagjerët, shtatë prej tyre kishin pësuar lëndime të lehta trupore.

Mars 2016

Aeroplani që po fluturonte nga Aleksandria për në Kajro, ishte rrëmbyer nën kërcënimin me eksplozivë. Ekuipazhi së bashku me pilotin ishin detyruar që të aterrojnë në aeroportin Larnaka në Qipro. Besohej që rrëmbyesi ishte i rrezikshëm dhe se me vete po barte eksploziv, por pas disa minutave u konstatuar se bomba ishte e rreme. /Telegrafi/

 

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori