Ukraina për të 12-ën ditë me radhë është duke luftuar kundër agresionit rus, e numri i civilëve të vrarë nga sulmet ajrore dita-ditës po rritet.
Në anën tjetër ministria ukrainase e mbrojtjes çdo ditë po i publikon të dhënat sa i përket humbjeve që po ia shkakton Rusisë, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, transmeton Telegrafi.
E Moska është zotuar se nga nesër do të hapë disa korridore humanitare në qytetet ukrainase, me qëllim që të evakuohen civilët.
Megjithatë një premtim i tillë po shihet me skepticizëm nga Perëndimi, për faktin se është më herët kishte premtuar “paqe” në Kiev, Mariupol, Kharkiv e Summy, derisa të largohen civilët por nuk kishte ndodhur ashtu.
E Pentagoni ka njoftuar se Rusia nuk ka bërë ndonjë progres sa i përket veriut dhe verilindjes në Ukrainë, ku prej ditësh makineria ruse ka ngecur aty ku ishte në ditën e parë.
Me shpresën se do të arrihet armëpushim, delegacioni ukrainas dhe ai rus janë takuar sot për të zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve në Bjellorusi – por autoritetet ukrainase thanë se është ky raund nuk e ka ndryshuar aspak gjendjen në terren.
Madje forcat ruse sot kanë vrarë kryetarin e qytezës ukrainase Hostomel, që gjendet afër Kievit. Ai ishte duke shpërndarë bukë e medikamente kur u qëllua nga ushtria ruse.
Ndryshe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar se nesër do të mbajë një fjalim historik para kryeministri britanik Boris Johnson, vendi i të cilit nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, është treguar shumë i hapur duke e ndihmuar qeverinë e popullin ukrainas.
Ndërkaq Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se të paktën 1.7 milion ukrainasë janë larguar nga vendi – duke u strehuar në shtetet fqinje që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Luftime të ashpra ka pasur edhe sot (në ditën e 12-të) mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, madje rafineritë e naftës në dy qytete të Ukrainës ishin objektiv i sulmeve ajrore ruse.
E ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka njoftuar se të enjten do të takohet me homologun rus Sergey Lavrov.
Përpjekje për të organizuar takim të nivelit të lartë po bën edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, që i ka bërë thirrje dy palëve që të ulen dhe të diskutojnë – duke kërkuar që luftimet të ndalen menjëherë.
Erdogan është shprehur i gatshëm që të jetë nikoqir i takimit Zelensky-Putin, ku përmes këtij takimi do t’i jepej shansi diplomacisë që të ndalet gjakderdhja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?