LAJMI I FUNDIT:

Nga QKUK flasin për gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve në Deçan

Nga QKUK flasin për gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve në Deçan
Foto: Arkiv

Një përleshje fizike ka ndodhur mes pesë personave në komunën e Deçanit, katër prej tyre janë plagosur, ndërkohë që janë përdorur thikat.

Të lënduarit, pasditen e së enjtes janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, por dy nga ta janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve të rënda.


Rrahje masive në Deçan, përdoren edhe thika – lëndohen katër persona
Lexo po ashtu Rrahje masive në Deçan, përdoren edhe thika – lëndohen katër persona

Për këta dy të fundit, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka treguar për KP se janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju konfirmojmë se dy persona janë duke marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK dhe momentalisht janë stabil jashtë rrezikut për jetë. Ekipet shëndetësore në QKUK janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë Fazliu nëpërmjet telefonit.

Prokuroria jep detaje për plagosjen e dy personave në Deçan
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për plagosjen e dy personave në Deçan

Ky rast është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 12:00.

Policia ka arritur të arrestojë dy persona, të cilët janë duke u intervistuar.

Për çka, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikiq ka treguar se njëri nga të arrestuarit që është i moshës së mitur dhe tjetri është i moshës madhore.

Ndaj të miturit është caktuar masa e ndalimit 24 orë, kurse ndaj personit të moshës madhorë është vendosur masa e ndalimit prej 48 orëve.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori