LAJMI I FUNDIT:

Nga i pastrehë në pronar të kompanisë që vlen miliarda dollarë, japonezin e nxorën prindërit nga shtëpia si 17-vjeçar – ia pa “hajrin” veprimit të tyre

Nga i pastrehë në pronar të kompanisë që vlen miliarda dollarë, japonezin e nxorën prindërit nga shtëpia si 17-vjeçar – ia pa “hajrin” veprimit të tyre

Taihei Kobayashi nga fjetja nëpër rrugët e Tokios ka arritur të vie në krye të start-up teknologjik, e cila në treg ka një vlerë prej një miliard dollarë, shkruan Bloomberg.

Historia e tij për pasurinë është ndër ato më interesantet që ka buruar nga “boomi” i kompanive të vogla në Japoni, transmeton Telegrafi.


Kompania Kobayashi, që ndihmon start-up dhe kompanitë e tjera që të dizajnojnë dhe krijojnë ndërmarrje të reja dhe të “prodhojnë” vende pune, ishte shfaqur në publik në korrik dhe prej atëherë të hyrat e saj janë trefishuar.

Është një rezultat që pakkush do të mund ta imagjinonte dy dekada më parë. Siç thotë Kobayashi, prindërit e kishin nxjerrë nga shtëpia kur ai ishte vetëm 17-vjeç, kur edhe braktisi shkollën e mesme për t’iu përkushtuar më shumë bendit të tij muzikor.

Ditën bënte muzikë dhe kryesisht flinte në ambiente të hapura, duke përdorur kështu kuti kartoni për t’u ngrohur gjatë netëve të ftohta të dimrit. Ka qenë i pastrehë për një vit e gjysmë.

Disa takime e larguan atë nga rrugët dhe në fund u punësua si inxhinier softuerik. Ka qenë një ndër anëtarët kryesor në formimin e kompanisë që sot është e njohur si Sun* Inc apo Sun Asterisk me seli në Vietnam që nga viti 2012. Sot është drejtor ekzekutiv i Sun *-a.

“Netët e dimrit kanë qenë shumë të ftohta”, ka thënë 37-vjeçari lidhur me përvojën e tij nëpër rrugë.

“Ka pasur raste kur jeta ka qenë një ferr i vërtetë për mua. Por i kam tejkaluar të gjitha me kalimin e kohës”, ka shtuar ai.

Sipas tij, prindërit e tij nuk e përkrahnin vendimin e tij që ta braktisë shkollën e mesme. Planifikonin t’i mundësonin të vazhdojë shkollimin në universitet.

“Më thoshin të shkojë, dhe unë shkova dhe kjo është e gjitha. Dëshiroja të jetoja jetën time duke punuar me diçka që më përmbushte”, ka shtuar ai.

Në fund Kobayashi i kaloi dy dimra në rrugë në lagjet Sindzuk dhe Sibu të Tokios

“Ndoshta kam vdekur. Kam fjetur ku kam mundur. 80 për qind të kohës e kaloja jashtë”, ka shtuar japonezi 37-vjeç.

Si 19-vjeçar, menaxheri i një klubi ku kishte muzikë të gjallë i ishte afruar Kobayashin, të cilit i ofroi punë në klub. Aty punoi për rreth gjashtë vite.

Në fund Kobayashi konstatoi se ka ardhur koha të vazhdojë tutje. Fillimisht fitoi disa para duke bërë tregti me shitjen e pllakave të muzikës. Aty hasi në një shpallje për punë që nuk kërkonte ndonjë kualifikim apo përvojë. E gjitha çfarë i është dashur – të kryej testin.

Testi gjashtë orësh përmbante pyetje nga fusha të ndryshme, matematikë, pyetje logjike dhe koeficient të inteligjencës. Kobayashi kështu arriti ta kalojë dhe të punojë në kompani, e cila edhe i dha titullin e inxhinierit softuerik.

Aty u njoftua me Makoto Hirai, njërin nga themeluesit e Sun*. Dyshja u pajtuan se ka pasur shumë inxhinier softuerik që ishin profilizuar për programim, por pak kishte që mund të përdornin aftësitë për zbulimin e modeleve të reja të punës. Vendosën të lëvizin kompaninë tutje për të ndryshuar gjithçka.

Kobayashi u zhvendos në Vietnam në vitin 2012 për të gjetur personel nga “pishina” e inxhinierëve të rinj në këtë vend. Në mars të vitit 2012, themeluan kompaninë Framgia Inc në Japoni që në vitin 2019 ndërroi emrin në Sun*.

Ideja ka qenë që inxhinierët t’i angazhojnë që të ndihmojnë start-upet, kompanitë japoneze që luftonin për të gjetur dhe ndërtuar një punë stabile.

“Qëndrimi jonë ka qenë t’i përkushtohemi rritjes së start-up, pavarësisht nëse punonim me humbje”, ka shtuar Kobayashi.

Gjatë viteve Sun* ka zhvilluar sektorin e punësimit dhe tani ka mbi 70 klientë. Kompania në qershor është futur në tregun e bursës së Tokios për start-up kompanitë. Aksionet e saj u rritën për gati gjashtë herë më shumë, ku vlera e tyre shkoi mbi 1.4 miliard dollarë.

Prej asaj kohe kanë rënë në 38 për qind, kurse kapitali i tregut të kompanisë ka rënë nën një miliard dollarë. Aksionet e Kobayashit prej 7.9 për qind vlejnë rreth 71 milionë dollarë.

Sun* për nëntë muaj që kanë përfunduar në shtator, ka krijuar pasuri neto prej 649 milionë yen (6.2 milionë dollarë).

Kobayashi që u kthye nga Vietnami në Japoni në vitin 2019, ka thënë se kompania e tij krijon vende punë për kompani të mesme, përfshirë edhe ata si janë Nikkei 225 Stock Average. Në mesin e blerësve është edhe Masaioshi Son’s Soft Bank Corp. /Telegrafi/