E nisën për pasionin që kishin, por përfunduan duke e bërë punë të përditshme. Kjo është storja e përbashkët e Miran Ramadanit, Jehona Idrizaj – Gjocaj dhe Gresa Boshtraj, influencerë të suksesshëm, të cilët tashmë kanë me qindra e mijëra ndjekës në rrjetet sociale të tyre. Fillimet, vazhdimësinë e strategjitë e suksesshme për përmbajtje i shpalosën në HaPiTe Space.
Punën për suksesin që e gëzon sot, Miran Ramadani, influencer dhe komedian, tha që e ka nisur para 11 viteve.
“Unë kam fillu qe 11 vjet me krijimin e përmbajtjes. 7 ose 8 vjet mund të them që e kom pas vetëm si pasion dhe që e kom ushqy për ditë. Por kam besu thellë në vete, sepse e kam ditë që ka me ardh një ditë që kam me kthy në profesion primar edhe që do të varem prej saj”, tregoi Mirani.
Para se ta zbulonte pasionin për gatim, Jehona e donte fotografinë. I kombinoi të dyja dhe vendosi që t’i ndajë me audiencën e saj.
“Instagramin e kom hap në vitin 2014 si llogari personale edhe e kom pa që Instagrami i don fotografitë e bukura. Unë gjithmonë e kam pas fotografinë pasion edhe pa e ditë që e kam pasion gatimin edhe kam fotografu vende të bukura e kam fotografu ushqimin edhe qashtu ka fillu pasioni. E ki pasion kur e bon pa u lodhë edhe kur nuk e mendon fitimin. Pas 2 vite e kom ndryshu llogarinë e kom kthy në faqe edhe kom fillu me postu”, ka treguar Jehona.
Besimin që një ditë do të ketë sukses, Gresa Boshtraj, e kishte nga dita e parë.
“E kam ditë që dikur kam me dhezë. Jam person pak ma kreativ, kam studiu dizajn edhe gjithmonë më ka pëlqy me marr sene te vogla, me i bashku edhe me nxjerrë një produkt interesant edhe video editimi ma ka mundësu qata. Duke qenë se më pëlqen ushqimi dhe se çdo ditë po ha në vende të jashtme, pata vendos që pse jo me nda me audiencën çka ka Prishtina dhe Kosova në përgjithësi edhe kështu kom fillu me postu”, ka thënë Gresa.
Sekreti i suksesit, sipas tyre, qëndron në konsistencën që ata treguan në krijimin e përmbajtjes.
“Audienca e sheh vetëm produktin final dhe mendon që është shumë e thjeshtë, po në fakt ajo pjesa që të lodhë më së shumti është deri të vjen te ideja, deri te finalizimi. Është shumë e vështirë me qenë konsistent, sepse të shterohen idetë”, tregon Mirani.
Duke qenë profesion relativisht i ri në Kosovë, të tre u pajtuan që marketingu përmes influencerëve ka sfidat e veta sepse, sipas tyre, përgjithësisht bizneset nuk e kuptojnë ende rëndësinë dhe funksionimin e këtij lloji të marketingut.
Këto diskutime u bënë në kuadër të eventit “Puna me influencerët: Sfidat, mundësitë dhe strategjitë”, i organizuar nga HaPiTe Space. Kjo hapësirë është e dedikuar për rrjetizim e diskutime mbi temat kryesore të industrive të ndryshme.
Për t’i kuptuar këshillat që i ofruan influencerët, ndiqeni HaPiTe Space në rrjete sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe