Haley Joel Osment, aktori që u bë i famshëm me rolin e tij ikonik si një djalë që sheh njerëz të vdekur në filmin "The Sixth Sense”, tani është pothuajse i panjohur.

Ylli, tani 37 vjeç, ka ndryshuar në mënyrë drastike pamjen e tij që nga filmi që e bëri të famshëm në vitin 1999.


Flokët ngjyrë kafe të çelët dhe fytyra e tij si fëmijë janë zëvendësuar nga flokë më të errët dhe më të gjatë dhe një mjekër të dendur.

Haley Joel Osment

Osment u nominua për një çmim Oscar për performancën e tij në filmin “The Sixth Sense”.

Pavarësisht suksesit të tij të jashtëzakonshëm, ai u tërhoq nga Hollywoodi për gati 15 vjet në adoleshencë pas problemeve ligjore.

Konflikti i parë me ligjin

Në vitin 2006, Osment, atëherë 18 vjeç, tronditi publikun kur u akuzua për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe posedim marihuane pas një aksidenti me makinë. Ai u deklarua fajtor dhe u dënua me tre vjet lirim me kusht, 60 orë rehabilitim dhe një gjobë prej 1,500 dollarësh.

Pas incidentit, ai u transferua në New York, ku iu përkushtua arsimit dhe u diplomua në Universitetin e New Yorkut në vitin 2011. Më vonë ai i tha E! News se mori vendimin për t'u larguar nga Hollywoodi për shkak të kulturës "grabitqare" dhe "agresive" të mediave.

Haley Joel Osment

Incidenti dhe arrestimi i fundit

Pasi iu rikthye aktrimit në filma si “Extremely Wicked”, “Shockingly Evil and Vile” dhe “Entourage”, aktori e ka gjetur veten përsëri në telashe ligjore.

Në prill të këtij viti, ai u arrestua në Kaliforni për dehje në publik dhe posedim droge.

Pas incidentit, Osment kërkoi falje publike.

"Jam absolutisht i tmerruar nga sjellja ime. Nëse do ta dija se po përdorja këtë gjuhë të turpshme gjatë një periudhe të errësirës, do të kisha folur më herët", tha ai në një deklaratë për People.

Haley Joel Osment

Në qershor, arriti një marrëveshje pranimi fajësie për të shmangur dënimin me burg.

Ai hyri në një program njëvjeçar për shmangie nga alkooli, si pjesë e të cilit duhet të marrë pjesë në takimet e Alkoolistëve Anonimë.

Haley Joel Osment

Nëse e përfundon me sukses programin, të gjitha akuzat kundër tij do të rrëzohen.

Aktori aktualisht jeton me motrën e tij, aktoren Emily Osment. /Telegrafi/