LAJMI I FUNDIT:

Nga një tank në Estoni, shefja e diplomacisë britanike flet edhe për “Nord Stream 2” të Rusisë

Nga një tank në Estoni, shefja e diplomacisë britanike flet edhe për “Nord Stream 2” të Rusisë

Shefja e diplomacisë britanike i është bashkuar një shtytjeje të minutës së fundit për t’i kërkuar aleatëve të NATO-s të bllokojnë tubacionin e gazit “Nord Stream 2”, duke paralajmëruar se Moska do të shfrytëzonte pozicionin e saj nëse vendet evropiane do të mbështeteshin tek ajo për energji.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Liz Truss, në takimin e saj të parë të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga, paralajmëroi gjithashtu se Rusia do të bënte një gabim strategjik nëse pushton Ukrainën, duke premtuar një përgjigje ekonomike dhe diplomatike nga NATO.


Mbretëria e Bashkuar ka qenë në ballë të vendeve të NATO-s, së bashku me Poloninë, Ukrainën dhe shtetet baltike, për të vënë në dyshim “rëndësinë e tubacionit”, i cili do të çojë gazin nga Rusia në Evropë përmes Detit Baltik, duke anashkaluar Ukrainën dhe duke privuar Kievin nga tarifat tranzite të energjisë.

Në shenjë të vendosmërisë së saj për të sfiduar Rusinë, Truss u fotografua gjithashtu në një tank së bashku me trupat britanike në Estoni, në fotot që të kujtojnë modelin e saj, Margaret Thatcher.

Mbetet për t’u parë se deri ku mund ta shtyjë Mbretëria e Bashkuar kundërshtimin e saj ndaj Nord Stream 2, por kryeministri, Boris Johnson, ngriti çështjen në një fjalim për politikën e jashtme në Guildhall këtë muaj.

Truss shkroi në një artikull të Sunday Telegraph: “Nord Stream 2 rrezikon të minojë sigurinë evropiane duke lejuar Rusinë të shtrëngojë kontrollin e saj mbi ato vende që mbështeten tek ajo për gaz”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori