LAJMI I FUNDIT:

Nga një djalë shumë i dobët, në një burrë me muskuj sikur të Schwarzennger – injekton substanca të rrezikshme që të ketë biceps 58 centimetra (Foto/Video)

Nga një djalë shumë i dobët, në një burrë me muskuj sikur të Schwarzennger – injekton substanca të rrezikshme që të ketë biceps 58 centimetra (Foto/Video)

Bodybuilderi brazilian është duke rrezikuar jetën e tij, duke injektuar një lloj vaji në bicepsin e tij që tashmë i është bërë 58 centimetra.

Valdir Segato, rreth të ’50-ve, përdor prej kohësh synthol, edhe përkundër faktin që rrezikon të pësoj sulm në tru dhe infeksion të thellë, transmeton Telegrafi.


Segato nga Sao Paulo, Brazil, thotë se është inspiruar nga aktori Arnold Schwarzenegger dhe rolin e tij imagjinar The Hulk”, duke pretenduar me krenari se banorët e qytetit ku jeton e njohin si “përbindësh”.

Tre vite më parë ai ishte paralajmëruar nga mjekët se rrezikon që t’i amputohet dora, për shkak të dëmeve që i shkakton ky lloj vaji muskujve që tashmë i janë deformuar. Megjithatë, ai po vazhdon me avazin e vjetër, duke u zotuar që të ketë biceps edhe më të madh.

Segato, punëtor ndërtimtarie, thotë se e thërrasin edhe Hulk, Schwarzenegger dhe He-Man. Ai me krenari poston fotografi dhe video në rrjetet sociale duke e quajtur veten “Valdir Synthol”.

Si i ri ishte shumë i dobët dhe i varur nga droga dhe si rezultat i kësaj shprehie të keqe, kishte humbur aq shumë kilogramë sa që e quanin “qeni i dobët”.

“Kam përdorur drogë që më bëri të humb shumë në peshë. Droga ua largon ushqimin dhe bëni një jetë të çrregullt”, ka shtuar Segato.

Megjithatë një ditë vendosi të heq dorë nga kjo shprehi dhe t’i nënshtrohet ushtrimeve në palestër. Por, nuk ishte i kënaqur me aq dhe kështu filloi me ushtrime me esktreme dhe lëngje të dyshimta që i injektonte në biceps. /Telegrafi/