LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër rezultatet për të infektuarit, të shëruarit dhe të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në orën 15:00

Nga nesër rezultatet për të infektuarit, të shëruarit dhe të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në orën 15:00

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e nesërme (15 korrik) informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në COVID-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive, si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, do të publikohen në orën 15:00.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu bën të ditur se në ora 15:00 tash e tutje do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe njësitë e tij- spitalet e përgjithshme, gjendjen shëndetësore të pacientëve si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të COVID-19, në Kosovë, transmeton Telegrafi.


“Me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës; përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në COVID-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun.

Po në këtë komunikim, çdo ditë do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe njësitë e tij- spitalet e përgjithshme, gjendjen shëndetësore të pacientëve si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të COVID-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sonte nuk do të ketë rezultate për rastet e reja me COVID-19, pasi që kjo do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

“Për këtë qëllim, Ministria e Shëndetësisë do të ndaj sot me ju informatat kryesore të deritanishme në dispozicion, kurse komunikimi i rezultateve të mostrave që do të analizohen gjatë ditës së sotme do të bëhet nesër në konferencën për media, që do të organizohet për këtë qëllim”.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar 5 mijë e 118 qytetarë. 2 mijë e 370 janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 108 raste të vdekjeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se aktualisht raste aktive janë 2 mijë e 640./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori