LAJMI I FUNDIT:

Nga Mendy te Kante dhe Broja – formacioni i mundshëm i Chelseat në sezonin e ardhshëm nëse mbeten sanksionet ndaj klubit

Nga Mendy te Kante dhe Broja – formacioni i mundshëm i Chelseat në sezonin e ardhshëm nëse mbeten sanksionet ndaj klubit

Skuadra e Chelseat për sezonin 2022/23 pritet të ketë shumë ndryshime, me ardhje dhe largime të reja shkaku i sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar për klubin shkaku i pronarit rus, Roman Abramovich.

Çfarë do të ndodhë me klubin e futbollit Chelsea?

Kjo është pyetja që të gjithë po bëjnë të enjten pasi u zbulua se pronari Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.


Askush nuk e di vërtet, edhe pse Chelsea ende mund të luajë futboll dhe mund të ekzistojë si klub.

Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin
Lexo po ashtu Chelsea përballet me të ardhme të pasigurt - Britania e Madhe ngrin pasuritë e Abramovichit, rusi nuk mund të shesë klubin

Por, ka shumë gjëra që ata nuk mund t’i bëjnë më, të tilla si shitja e biletave, mallrat ose nënshkrimi apo shitja e lojtarëve.

Nuk dihet se sa do të jetë Chelsea në këtë gjendje të paralizuar, por formacioni i sezonit të ardhshëm pritet të jetë shumë ndryshe nga ky i sezonit aktual.

Me pamundësinë për të nënshkruar ndonjë lojtar ose për t’i ofruar kontrata të reja emrave si Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta, të cilët do të largohen gjatë verës me skadimin e marrëveshjeve të tyre aktuale, Blutë do të fokusohen të lojtarët që i kanë në huazim.

Talentë të mëdhenj si shqiptari Armando Broja, Connor Gallagher, Billy Gilmour dhe lojtari i njohur belg, Michy Batshuayi, pritet të kthehen në klub nga huazimet e tyre.

Disa emra befasues pritet të rikthehen te Chelsea sezonin e ardhshëm, Armando Broja në listë
Lexo po ashtu Disa emra befasues pritet të rikthehen te Chelsea sezonin e ardhshëm, Armando Broja në listë

Kjo do të thotë që Blutë mund të hyjnë në të vërtetë në sezonin 2022/23 me një skuadër mjaft të fortë pavarësisht pasigurisë financiare.

Në formacion, portieri dhe mbrojtja do të jenë nga sezoni aktual, në mesfushë pritet t’i shtohet Callagher dyshes Jorginho dhe N’Golo Kante,  ndërsa në sulm Broja do të luajë me Kai Havertz dhe Mason Mount.

Formacioni i mundshëm i Chelseat për sezonin e ri

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori