LAJMI I FUNDIT:

Nga Malisheva, 20 autobusë për protestë në Prishtinë

Nga Malisheva, 20 autobusë për protestë në Prishtinë

Nga qyteza e Malishevës, që ndryshe njihet edhe si bastioni i NISMA-s, për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga AAK dhe NISMA, qytetarët janë organizuar, dhe janë nisur për Prishtinë, me 20 autobusë, 1 kombibus dhe rreth 40 makina.

Këtë e ka konfirmuar, Ragip Begaj, që është edhe kryetar i komunës së Malishevës nga radhët e NISMA për Kosovën.


Në protestë, AAK dhe NISMA do të kërkojnë nga qeveria tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.