LAJMI I FUNDIT:

Nga jashtë duket si Corsa normale, por përbrenda është krejt ndryshe (Video)

Nga jashtë duket si Corsa normale, por përbrenda është krejt ndryshe (Video)

Në një ueb-faqe që merret me shitje në internet, është postuar videoja që e tregon makinën Corsa të transformuar përbrenda.

Pos konstruktit, pothuajse tërë enterieri dhe pjesa e motorit është larguar dhe është zëvendësuar me një makinë që vihet në lëvizje me anë të pedaleve, transmeton Telegrafi.


Poshtë ulëseve të udhëtarëve, janë vënë nga një palë pedale dhe duhet të rrotullohen gjatë tërë kohës që të mos ndalet.

Marshet ndërrohen me butona sikur të motoçikletave, frenat janë hidraulike dhe përjashta ka drita LED, por nuk dihet nëse është legale të dilet kështu në rrugë.

Sidoqoftë, të interesuarit që duan ta blejnë këtë makinë të pazakontë, duhet të paguajnë 1,600 funte britanike. /Telegrafi/