LAJMI I FUNDIT:

Nga Jack Dorsey dhe Bill Gates – lista e 77 miliarderëve që kanë dhënë donacione për ta ndihmuar luftimin e COVID-19

Nga Jack Dorsey dhe Bill Gates – lista e 77 miliarderëve që kanë dhënë donacione për ta ndihmuar luftimin e COVID-19

Deri sa pandemia e Coronavirusit po përhapet në të gjithë botën, miliarderët po japin donacione në luftën kundër tij.

Që nga mesi i muajit mars, Forbes ka ndjekur se sa kanë dhuruar ky grup ultra i pasur për kauzën e COVID-19, përcjell Telegrafi.


Shumica e 2,095 miliarderëve të botës ende nuk kanë zbuluar sesa kanë shpenzuar për këtë kauzë, të paktën 77 prej tyre e kanë shpalosur sesa kanë dhënë nga pasuria e tyre.

Nga këta miliarderë, shefi i Twitterit, Jack Dorsey është shfaqur si dhënësi më bujar deri më tani, pasi ka njoftuar se do t’i dhurojë 1 miliard dollarë.

Bill Gates: Nëse vaksina funksionon e paguaj unë
Lexo po ashtu Bill Gates: Nëse vaksina funksionon e paguaj unë

Pas tij, si dhuruesi më i madh është themeluesi i Microsoftit, Bill Gates ku nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, ka dhuruar 225 milionë dollarë.

Manjati indian i teknologjisë Azim Premji është në vendin e tretë, i cili pritet t’ dhurojë 132 milionë dollarë ndihma humanitare me qëllim që të frenoj përhapjen e COVID-19.

Donald Trump është presidenti i parë që sipas listës ka dhuruar 100 mijë euro për Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. Sipas llogaritjes, ky dhurim përfaqëson 0.005 për qind të pasurisë së tij totale si miliarder. /Telegrafi/