LAJMI I FUNDIT:

Nga fusha e tenisit deri tek ajo e basketit, brenda mega-jahtit 158 metërsh që kushton 750 milionë dollarë

Nga fusha e tenisit deri tek ajo e basketit, brenda mega-jahtit 158 metërsh që kushton 750 milionë dollarë

Nëse jeni super i pasur dhe jeni të dhënë pas sporteve dhe jetës luksoze, atëherë ky “mamuth” tetë katësh mund të jetë jahti i përkryer për ju.

Galleon, është shtëpia më e madhe e dizajnimit të jahteve luksoze që ka prezantuar fotografitë e mega jahtit, brenda të cilës ka fushë basketbolli, tenisi dhe hendbolli, transmeton Telegrafi.


Ajo është e bazuar në anijen spanjolle të shekullit 16-të Galleon, që mund të akomodojë 200 mysafirë dhe 150 tjerë anëtarë ekuipazhi.

Anija 158 metërshe mëton t’i afrohet asaj më të madhes në botës Azzam, që është në pronësi të familjes mbretërore në Abu Dhabi.

Brenda saj ka 4.500 metra katrorë dhe është e pajisur pothuajse me gjithçka, që do ta bënte një familje të mos ndjej mungesën e shtëpisë apo vilës luksoze.

Në të janë 10 pista helikopteri mbi të cilat mund të aterojnë helikopterët. Do të peshojë afro 22.000 tonelata dhe do të lëvizë me 18 nyje falë motorit tejet të fuqishëm që prodhon mbi 10.000 kuaj-fuqi.

Dizajneri i kompanisë me seli në Kaliforni, Steve Kozloff, ka njoftuar se jahti ka kapacitete të udhëtojë në tërë globin. E çmimi i kësaj anije kap vlerën e 750 milionë dollarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori