LAJMI I FUNDIT:

Nga erërat e forta bie një lis në Ferizaj, dëmton një veturë

Nga erërat e forta bie një lis në Ferizaj, dëmton një veturë
Foto: Ilustrim

Erërat e forta si pasojë e ndryshimeve atmosferike kanë rrëzuar një lis, i cili ka rënë mbi një veturë të parkuar sot rreth orës 14:00 në afërsi të Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nënkoloneli Basri Shabani nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale të një veture.


“Në afërsi të spitalit të Ferizajt është rrëzuar një lis, i cili ka rënë mbi një veturë. Pos dëmit material të veturës, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Shabani.

Paralajmërimet për stuhi shiu dhe breshër, IHMK jep disa këshilla sesi të mbrohemi nga moti ekstrem
Lexo po ashtu Paralajmërimet për stuhi shiu dhe breshër, IHMK jep disa këshilla sesi të mbrohemi nga moti ekstrem

Ndryshe, Instituti Hidrometereologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se vendi gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e masave nga fushat e fuqishme ciklonike.

Në këto kushte do të mbaj mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat pritet të shoqërohen me shkarkime rrufesh, reshje shiu e në disa zona ekziston rreziku edhe për stuhi dhe breshër. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori