LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna nis inspektimi i mediave për kushtet në të cilat punojnë gazetarët

Nga e hëna nis inspektimi i mediave për kushtet në të cilat punojnë gazetarët

Të gjitha mediat që nga e hëna e deri në fund të muajit mars do të inspektohen nga Inspektorati i Punës, për të parë se cilat janë kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial sikurse edhe inspektimi i gjendjes së përgjithshme të të drejtave të tyre.

Kjo nismë është bërë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës.

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli Pustina, tha se të drejtat e gazetarëve në disa media vazhdojnë të jenë problematike.

“Shkelja e kontratës, që përmban orët e tejzgjatura, mos përmbushja e obligimeve karshi orareve javore dhe vjetore. Një nismë dy mujore që ka për qëllim inspektimin e mediave, ka mjaftë shkelje dhe shumë gazetarë janë të privuar për t’i paraqitur këto shkelje. Ne do ta kemi shumë shpejt një numër të telefonit me qëllim që të gjithë kolegët tanë të thërrasin dhe t’i paraqesin shqetësimet e tyre. Po atë ditë që do të kemi një njoftim do ta njoftojmë inspektoratin e punës. AGK do të mundohet që të ruhet identiteti i gazetarëve që paraqesin ndonjë shkelje”, tha ajo.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, tha se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë media nëse do të evidentohen shkelje.

“Ne jemi munduar ta bëjmë në vazhdimësi por mungesa e numrit të inspektorëve e bënë të pamundur që të shkojmë më shpesh nëpër media. Ne besojmë që duke i vetëdijesuar mediat dhe pronarët në media do të kuptohet edhe më shumë rëndësia e të drejta të punëtorëve. Ne deri tani nuk kemi bërë raporte, por këtë vit do të bëhen publike të dhënat e inspektimit të mediave në Kosovë. Do të keni mundësi që të shihni se cilat media respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe të gjitha çështjet”, tha ai.

Ai bëri të ditur se një inspektim që e kanë bërë në vitin 2016, ka rezultuar se në media kanë qenë 43 punëtorë pa kontrata pune.

“Një fenomen që është problematik është punëtorët me kontrata specifike. Një problematikë ka qenë edhe pushimi i punëtorëve. Do të inspektohen të gjitha mediat, do të fillojmë që nga e hëna. Nuk ka imunitet askush dhe do të ndërmerren masa ndaj tyre. Të gjithë do të gjobiten ata që nuk respektojnë vendimet e Inspektoratit të Punës”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodh, por BE-ja dhe ShBA-të nuk më dëgjuan

Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodh, por BE-ja dhe ShBA-të nuk më dëgjuan

Lajme
Ndërron jetë ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi - Raketa

Ndërron jetë ish-shefi i sigurimit të Thaçit, Xhavit Ferizi - Raketa

Lajme
QKSS: Çfarë është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse duhet të jemi të shqetësuar?

QKSS: Çfarë është “Projekti 5000” i Serbisë dhe pse duhet të jemi të shqetësuar?

Lajme
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Elfije Boletini
Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të Shkelzen Ahmetit nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Kalo në kategori