LAJMI I FUNDIT:

Nga drejtimi i makinës në gjendje të dehur tek mosvendosja e rripit të sigurimit – këto janë vendet BE-së që kanë “shoferët më të pamatur”?

Nga drejtimi i makinës në gjendje të dehur tek mosvendosja e rripit të sigurimit – këto janë vendet BE-së që kanë “shoferët më të pamatur”?

Letonia është renditur si me koeficientin më të lartë në BE të shoferëve “të pamatur”, duke llogaritur me normat e larta të vdekshmërisë rrugore prej 75 vdekjesh për milion njerëz çdo vit dhe nivelet alarmante të përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, shkruan vignetteswitzerland.

Kjo është sipas një studimi të ri nga shitësi i tiketave të autostradave Vignetteswitzerland.com që analizoi gjashtë parametra kyçe, duke përfshirë normat e vdekjeve në rrugë, drejtimin e makinës në gjendje të dehur, shpejtësinë në autostrada, drejtimin e automjetit gjatë përgjumjes, përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Austria renditet e dyta në BE, me 22.1% të shoferëve që pranojnë se drejtojnë makinën pasi kanë konsumuar alkool, përcjell Telegrafi.


Greqia përfundon tri vendet e para, me gati 28% të shoferëve të saj që nuk i vendosin rripat e sigurimit – shkalla më e lartë në BE.

Drejtuesit finlandezë kanë treguar gjithashtu disa sjellje shqetësuese, me mbi 40% që flasin në telefonë gjatë vozitjes – shkalla më e lartë në mesin e vendeve të anketuara.

Në Luksemburg, gati katër në 10 shoferë pranojnë se drejtojnë makinën pasi kanë konsumuar alkool.

“Ajo që është veçanërisht alarmante është se në vende si Luksemburgu dhe Finlanda – kombe të njohura për standardet e tyre të larta të jetesës dhe infrastrukturës – ne po shohim norma jashtëzakonisht të larta të sjelljeve specifike të rrezikshme”, tha Mattijs Wijnmalen, CEO i Vignette Switzerland.

Në të kundërt, Suedia ka shkallën më të ulët të vdekshmërisë rrugore në Evropë, me vetëm 22 vdekje për milion banorë – dukshëm nën mesataren evropiane. /Telegrafi/