LAJMI I FUNDIT:

Nga dhembjet seksuale të kokës më shumë vuajnë meshkujt sesa femrat

Nga dhembjet seksuale të kokës më shumë vuajnë meshkujt sesa femrat

Dhembjet seksuale të kokës ndodhin për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut në kokë drejtpërdrejt para orgazmës. Sulmojnë një për qind të njerëzve, ndërkaq shkencëtarët thonë se numri është më i lartë.

Pothuajse një për qind e njerëzve së paku një herë në jetë kanë provuar dhembjen e kokës gjatë seksit ose pas tij, thonë shkencëtarët e Universitetit amerikan Loyol në Çikago.

Cefalagia koitale më shpesh sulmon meshkujt sesa femrat. Shkencëtarët thonë se numrat e vërtetë janë më të lartë, sepse njerëzit frikësohen të pranojnë këtë gjëi


Dhembjet seksuale të kokës janë pasojë e tensionit të lartë të gjakut, përkatësisht e ngushtimit të enëve të gjakut në kokë drejtpërdrejt ose para orgazmës.

Më shpesh shkaktojnë edhe migrenën dhe në shumicën e rasteve janë të padëmshme. Mirëpo mund të jenë edhe pasojë e aneurizmës, gjakrrjedhjes dhe madje edhe të pikës në tru, shkruan Daily Mail.

Meshkujt tri deri në katër herë më shpesh përjetojnë dhembjen seksuale të kokës sesa femrat. Dhembja mund të jetë jashtëzakonisht e fuqishme dhe frustuese – thotë drejtuesi i hulumtimit, neurologu dr. Jose Biller.

Rreziku nga dhembja e kokës mund të zvogëlohet duke ushtruar, duke iu shmangur sasive të mëdha të alkoolit, duke mbajtur peshën e shëndetshme trupore…

Në disa raste ndihmojnë edhe barnat, mirëpo më parë duhet të këshilloheni me mjekun. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori