LAJMI I FUNDIT:

Nga Churchilli, Beatles-at deri te Steve Jobs: 10 gjenitë që e morën inspirimin nga droga (Foto)

Nga Churchilli, Beatles-at deri te Steve Jobs: 10 gjenitë që e morën inspirimin nga droga (Foto)

Historia është e mbushur me figura premtuese, jeta e të cilëve u pre në mes për shkak të abuzimit dhe varësisë nga droga. Vdekja e Jean-Michel Basquiat, John Belushi-it dhe e Philip Seymour Hoffmanit, të gjitha shërbejnë si tregime paralajmërues për talentin e pamatë, të çuar dëm, për shkak të tendencës për narkotikë të rrezikshëm.

Ndërsa abuzimi me drogën paraqet sigurisht disa rreziqe të dukshëm, për shumë figura historike, përdorimi i drogërave ka qenë i lidhur ngushtë me veprat e tyre më të famshme. Shumë shpikës, shkrimtarë, shkencëtarë dhe artistë iu kthyen drogave dhe përfituan nga përdorimi i tyre.

10- Thomas Edison

2

Një shpikës i famshëm dhe zotërues i mbi 1000 patentave, prodhimtaria e Edisonit (dhe pagjumësia e shpeshtë) mund t’i atribuohet varësisë së tij pas një gote që mund ta quajmë fare mirë “kokainë”. Pija, e njohur si Vin Mariani, ishte një verë Bordo e trajtuar me gjethe koka, gjë që e bënte kokainën një përbërës aktiv. Edisoni shpesh e mospërfillte etikën e punës së kolegëve të tij, duke u mburrur se ai do të punonte deri 72 orë, përpara se t’ia merrte një gjumi të lehtë. Dhe kjo gjë bëhet më bindëse, zakonisht, kur në ekuacion hyn kokaina. Edisoni nuk ishte i vetmi i dhënë pas kësaj pijeje të veçantë, pasi Presidenti Uilliam McKinley ishte gjithashtu një përdorues i përhershëm. Përdoruesi më surprizues, duhet të jetë Shenjtëria e Tij Papa Leo XIII, i cili ishte kaq i kënaqur me të, saqë i dha shpikësit të saj, Angelo Marianit të Korsikës, një medalje mirënjohjeje.

9-Ken Kesey

3

Autori i “Ai që fluturoi mbi çerdhe”, dhe “Ndonjëherë një ide e madhe” është njësoj i mirënjohur për rolin e tij në lëvizjen kundërkulturore të 1960-ës, në të cilën ai shërbeu si kryetari i rrethit të tij të drogës “Merry Pranksters”. Kesey ishte një student i diplomuar në Universitetin e Stanfordit kur ai doli vullnetar për projektin e sponsorizuar nga qeveria MKULTRA, i cili e ekspozoi atë ndaj disa drogave haluçinante, duke përfshirë LSD. Autori shkroi pjesën më të madhe të librit të tij më të famshëm ndërsa ishte akoma nën influencën e drogës së fuqishme. Pas eksperiencës së tij me projektin MKULTRA, Kesei i përdori paratë që ai fitonte nga botimi i librit për të blerë një autobus të vjetër shkolle, të cilin ai dhe grupi e modifikuan për përdorim në një udhëtim përmes vendit drejt Nju Jorkut. Shoferi nuk ishte tjetër përveçse muza e Beat Generation, Neal Cassady. Kesey organizoi gjithashtu atë çfarë u bë e njohur si Provat Acide.

8-Friedrih Niçe

4

Filozofi i famshëm gjerman ishte kaq i pavlerësuar gjatë jetës së tij, sa ai iu kthye drogave në fazat e vonshme të jetës. Ndërsa substanca ndaj të cilës ai kishte varësi është pak a shumë mister, shumë besojnë se droga që ai përdorte ishte opiumi. Gjatë grahmave të varësisë, Niçe shkroi një nga veprat e tij më me ndikim, Gjenealogjia e moralit, brenda vetëm dy javësh. Ai ishte shumë i ndërgjegjshëm sesa të neglizhuara qenë punët e tij, teksa i shkruante një letër të motrës: “Ti as nuk dukesh të jesh vetë e ndërgjegjshme për faktin që ti je e afërt me lidhje farefisnie ndaj një burri, fati i të cilit ka për të vendosur fatin e mileniumit – duke e shqiptuar fjalë për fjalë, unë mbaj të ardhmen e njerëzimit në dorën time”. Gjithashtu: “Gjermanët janë shumë budallenj për lartësinë e shpirtit tim.” Thjesht, imagjino nëse lartësia e shpirtit të tij të mos ishte qetësuar nga tendenca e tij për opium.

7- Bitëllsat

5

Mjafton vetëm të krahasoni titujt e veprave të hershme të Bitëllsa-ve, që të kuptoni se diçka i kishte transformuar djemtë nga Liverpuli. Nga “Love Me Do”, “Please, Please Me” dhe “I Want to Hold Your Hand”, grupi vazhdoi me “Tomorrow Never Knows, “Lucy in the Sky With Diamonds”, “Strawberry Fields Forever”. Diçka ndryshoi në grup, dhe nuk ka dyshim që LSD-ja ishte një forcë motorrike e këtij transformimi. Interesante është që askush tjetër përveçse Bob Dylan-it nuk e inkurajoi bandën të provonte drogëra si marijuana. Ndryshimet në lirikën dhe kompozimet muzikore të favorizuara nga grupi (bashkë me mënyrën e tyre të të veshurit) e reflektuan këtë ndryshim. Të gjithë anëtarët e bandës përdorën LSD herë pas here dhe në shkallë të ndryshme (John Lenon dhe George Harrison kanë qenë karakterizuar si përdorues të shpeshtë të drogës), por ishte Poli i cili komentoi i pari për efektet e saj. Ai tha që jo vetëm i hapi sytë, por gjithashtu e bëri atë një “anëtar më të mirë, më të ndershëm, më tolerant të shoqërisë.”

6- Hunter S. Thompson

6

Nuk duhet të jetë surprizuese që kaq shumë autorë shfaqen në këtë listë, ndërsa ka shumë anëtarë të cilët ishin “furnizuar” nga përdorimi i drogave, më shpesh të lartat, si kokaina dhe amfetamina. Allen Ginsberg, Samuel Samuel, Tyler Coleridge, Jack Kerouac dhe shkrimtarë të tjerë të panumërt i përdorën drogat për t’i ndihmuar në veprat e tyre, edhe duke i përmendur diskutuar ato shpesh në shkrimet e tyre. Rasti i Thomsonit është veçanërisht interesant për shkak se përdorimi i drogës prej tij është bërë i pandashëm nga vepra e tij, aq sa citati i tij më i përmendur ka qenë: “Unë urrej të mbroj drogën, alkoolin, dhunën ose çmendurinë ndaj ndokujt…  por ato kanë funksionuar gjithmonë për mua.” Ndërsa Thomsoni është i njohur dhe i respektuar në disa qarqe për përdorimin e drogës dhe për natyrën e tij ikona-thyese, ai është gjithashtu autor i disa prej prozave më të holla dhe për komentet politike më të ashpra të “prodhuara” gjatë shekullit të 20-të.

5- Aldous Huxley

7

Vepra më e famshme e Huxley-it është padyshim “A Brave New World”, por autori është gjithashtu përgjegjës për krijimin e një interesi ndaj efekteve të psikedelikëve, pasi u vetofrua si objekt eksperimenti. Huxley besonte se truri kufizon vetëdijen dhe drogat haluçinante mund të shërbejnë për ta zgjeruar atë. Libri i tij “Doors of Perception” e dokumentoi eksperiencën e tij dhe vërtetoi hipotezën e tij. Ai besonte se përdorimi i mescalinë-s bashkë me lutjen dhe meditimin, mund të ndihmojë në arritjen e Iluminimit. Titulli i librit vjen nga një rresht tek “The Marriage of Heaven and Hell”, i shkruar nga William Blake: “Nëse dyert e perceptimit do të ishin pastruar, çdo gjë do t’i shfaqej njeriut ashtu siç është, e pafund. Pasi njeriu e ka mbyllur veten, derisa ai i shikon të gjitha gjërat përmes çarjeve të ngushta të kavernës së tij.” Libri i Huxley-it frymëzoi emrin e një grupi muzikor, udhëheqësi i të cilit ishte shumë i interesuar në përdorimin e haluçinantëve: The Doors, i drejtuar nga Jim Morrison.

4- Pablo Pikaso

8

Artisti më me ndikim i shekullit të njëzetë, Pikaso, eksperimentoi me teknika novatore, që përfshinin edhe kubizmin. Por nuk ishte thjesht arti me të cilin eksperimentoi Pikaso, si piktor ishte i njohur për përdorimin e drogave psikotropike. Shumë besojnë që kubizmi ishte rezultat i drejtpërdrejt i përdorimit të opiumit prej Pikasos, morfinës dhe hashashit, megjithëse kjo ngelet ende për t’u debatuar. Një vështrim ndaj përpjekjeve artistike të mjeshtrit të madh duket të jetë shumë domethënës, sidoqoftë, ndërsa mënyra në të cilën Picasso perceptoi botën duket krejt e ndryshme nga mënyra që e sheh gjithkush tjetër. Kubizmat e Pikassos nuk ishin të vetmet të influencuara dukshëm nga përdorimi i drogës, ndërsa përdorimi i opiumit dhe hashashit mund të kenë ndikuar shumë në pamjen e tij. Disa besojnë se lulëzimi i karrierës së tij erdhi pikërisht prej drogave psikotropike.

3- Steve Jobs

9

Është e ditur tashmë që themeluesi i Apple ishte i dhënë pas LSD-së. Ai thoshte: “Ishte një eksperiencë që më ndryshoi jetën dhe unë jam i kënaqur që kalova përmes asaj eksperiencë.” Ndërsa LSD shoqërizohet shpesh me hipitë, të cilët martohen me asgjë përveç paqes dhe dashurisë, Jobs-i ishte i prirur për luhatje të humorit, duke u bërë edhe i dhunshëm. Ishte kjo që ndikoi në ndarjen e tij të parë prej Apple në vitet ’80, kur ai nuk ra dakord me drejtorin ekzekutiv, John Sculley mbi çmimin e Mac dhe për mënyrën sesi reklamohej ai. Themeluesi vizionar i Apple kishte ndaluar përdorimin e LSD dhe marijuanës në këtë moment, kështu që rivizitimi i atyre zakoneve do ta kishte rregulluar gjendjen e trurit, ku Steve Jobs ndihej si “i çlodhur dhe krijues”. Është e qartë, gjithsesi, që kthimi i Jobs-it tek Apple – me apo pa LSD – rregulloi markën në të rëndësishme dhe e lejoi atë të bëhet gjigandi që është sot.

2- Karl Sagan

10

Astrofizikanti i famshëm ishte një mbrojtës i fuqishëm i legalizimit të marijuanës, duke filluar me një ese të cilën ai e botoi me pseudonimin “Dr.X” e që u shfaq në një libër të titulluar “Marijuana reconsidered”. Sagan transmetoi në këtë ese që ai fillimisht besoi se efektet e marijuanës nuk ishin asgjë më shumë sesa efekti qetësues, i padëmshëm, ndoshta nga hiperventilimi i shumëfishuar. Pasi vazhdonte të përdorte marijuanën, Sagan kuptoi efektet e saj. Ai i dha meritën asaj për një perspektivë të re, duke thënë: “Eksperienca e kanabisit ka përmirësuar shumë vlerësimin tim për artin, një subjekt të cilin unë kurrë nuk e kisha vlerësuar shumë më parë. Të kuptuarit e qëllimit të artistit, të cilin unë e arrij kur jam “i bërë”, më ndihmon kur jam i demoralizuar. Ky është një nga kufijtë e shumtë njerëzorë të cilin kanabisi më ka ndihmuar mua ta tejkaloj. Ka patur gjithashtu disa njohuri të lidhura me artin – unë nuk e di nëse ato janë të vërteta apo false, por ishte bukur t’i formuloje”, transmeton tiranaobserver.

1- Uinston Çurçill

11

Zakonet e gjumit të Uinston Çurçillit janë të mirëdokumentuara, ashtu si dhe zakonet në punë, me të cilët i lodhte shpesh ata që kishte rrotull. Gjatë luftës së II–të botërore, Çurçilli punonte deri në 3 të mëngjesit dhe ngrihej në 8 të mëngjesit, pra vetëm pesë orë gjumi për natë, megjithëse duhet vënë re se kryeministri ishte gjithashtu i kënaqur me një dremitje në pasdite. Etika e palodhshme e punës së Çurçillit dhe nevoja e reduktuar për gjumë mund të ketë qenë rezultat i drejtpërdrejtë i përdorimit të tij të një droge të zakonshme midis njerëzve si ai: amfetaminës. Atij i ishte dhënë receta për drogën me qëllim që të trajtonte depresionin e tij, dhe Anthony Eden, sekretari i jashtëm dhe pasardhësi si kryeministër, ishte gjithashtu një përdorues i njohur. Çurçilli e përdori amfetaminën për të ruajtur një ndjesi vigjilence gjatë një kohe kur fati i botës dukej se varej nga duart e tij. Çurçilli nuk ishte i vetmi udhëheqës botëror që përdorte amfetaminat gjatë kësaj kohe. Adolf Hitleri raportohet se ishte gjithashtu një përdorues i narkotikëve të fortë dhe të rrezikshëm.

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori