LAJMI I FUNDIT:

Nga 15 maji, Austria do t’i zbusë akoma më shumë masat e bllokimit, të vendosura për shkak të coronavirusit

Nga 15 maji, Austria do t’i zbusë akoma më shumë masat e bllokimit, të vendosura për shkak të coronavirusit

Austria do t’i zbusë akoma më shumë masat e bllokimit për shkak të coronavirusit, pasi nga 15 maji do të lejohen që të hapen restorantet dhe kafenetë – dhe shërbimet fetare të rifillojnë.

Kështu ka njoftuar kancelari Sebastian Kurz në një konferencë për media gjatë ditës së sotme.


“Ne po shkojmë më shpejt sesa vendet e tjera drejt diçkaje që është normaliteti i ri”, ka thënë Kurz, duke shtuar se “bizneset e gastronomisë” do të rihapen nga data 15 maj dhe do të lejohen të punojnë deri në orën 23:00.

Austria ka vepruar menjëherë në fazën e parë të shpërthimit të virusit duke mbyllur para më shumë se një muaji restorantet, kafenetë, teatrot, shitoret joesenciale dhe të gjitha vendet ku mund të kishte grumbullime të njerëzve.

Në ndërkohë, që të gjithë qytetarët janë këshilluar të rrinë në shtëpitë e tyre dhe nëse është e mundur të punojnë po ashtu nga shtëpitë.

Por, ka qenë edhe ndër vendet e para që ka filluar t’i zbusë masat e bllokimit duke lejuar shitoret, qendrat dhe shitoret që kanë më pak se 400 metra katrorë të rihapen një javë më parë.

Qendrat tregtare, shitoret më të mëdha dhe sallonet e bukurisë do të rihapen më 1 maj, shkruan albinfo.

Dyqanet që janë rihapur duhet të kufizojnë numrin e konsumatorëve që lejojnë të futen brenda dhe duhet të kenë maska.

Kurz ka thënë se mbajtja e maskës në fytyrë do të jetë pjesë e “normalitetit të ri”.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, shkollat e mesme do të rihapen në fillim të majit për nxënësit që janë në klasën e fundit, derisa Kurz ka thënë se shkollat për nxënësit në klasët e tjera do të nisin më 15 maj.

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori