LAJMI I FUNDIT:

Nga 14 Komisione të Kuvendit, shtatë do t’i kryesojë LVV, nga dy PDK e LDK dhe një AAK

Nga 14 Komisione të Kuvendit, shtatë do t’i kryesojë LVV, nga dy PDK e LDK dhe një AAK
Salla e Komisioneve / Foto: Ridvan Slivova

Konstituimi i Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës, i cili u bë ditë më parë, ku kryetar i saj me shumicë votash u zgjodh Glauk Konjufca nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka mbetur që të funksionalizohet në tërësi pasi të formohen edhe 14 Komisione Parlamentare nga Grupet Parlamentare të subjekteve politike në Kuvend.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Kuvendi i Kosovës edhe pse është konstituuar nuk është funksionalizuar plotësisht.


Cakolli tha se deri më sot Kuvendi i ka pasur 14 Komisione Parlamentare dhe nëse do të mbetet ky numër atëherë LVV-ja si partia më e madhe parlamentare do të marr shtatë komisione, PDK dhe LDK si opozitë u takojnë nga dy komisione kurse AAK-ja, Lista Serbe dhe Partitë e komuniteteve jo shumicë do ta kenë nga një komision.

Ai po ashtu sqaroi se në Komisionet Parlamentare janë 11 anëtarë. Mirëpo në këtë rast LVV-ja me koalicionin e vet do të përfaqësohet me shumicën e anëtarëve në këto komisione, që i bie se do të kenë të paktën nga gjashtë anëtarë.

Eugen Cakolli, KDI

“LVV përkatësisht koalicioni i tyre qeverisës me komunitetet jo shumicë do të kenë gjysmën e anëtarëve në pothuajse në secilin komision, me përjashtim të komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Nga 11 anëtarë sa ka secili komision, LVV dhe koalicioni qeverisës do të kenë të paktën 6 anëtarë në secilën nga komisionet. Si grupi më i madh parlamentar LVV do të kryesojë 7 komisione, nëse numri i komisioneve mbetet i njëjtë siç ka qenë deri më tani, pasuar nga LDK dhe PDK që do të udhëheqin me nga dy komisione si dhe AAK, Lista Serbe, Grupi Parlamentar 6+ që do të udhëheqin nga një komision”, ka sqaruar Cakolli.

Ai gjithashtu tha se për herë të parë në Kuvendin e Kosovës nuk do të ketë problem me sigurimin e votave për kalimin e projektligjeve.

“Për herë të parë mbase nuk do të ketë probleme me sigurimin e votave për kalimin e çfarëdo iniciative ligjore dhe në këtë drejtim, fakti që një subjekt ka arritur të fitoj gjysmën e mandateve dhe i njëjti pa pasur një koalicion formal me partitë tjera do të ketë shumicën në Kuvend, përbën element pozitiv. Tashmë do të kenë një dinamikë të shtuar të punës në Kuvend si dhe me shumë gjasë nuk do të kemi bllokada të tipit të dy-tri legjislaturave të fundit, ku një pjesë e madhe e iniciativave ligjore kanë dështuar që të votohen në mungesë të kuorumit”, ka thënë Cakolli.

Mirëpo, siç u shpreh ai në aspektin parimor ekziston rreziku që Kuvendi të shndërrohet në një lloj ‘vule’ të projektligjeve më shumë se sa një filtër i tyre.

“Tashmë pritet që Kuvendi t’i kalojë të gjitha projektligjet, edhe pse në aspektin parimor ekziston rreziku që Kuvendi të shndërrohet në një lloj ‘vule’ të projektligjeve më shumë se sa një filtër i tyre që do duhej të ishte, por që sërish do të kenë zbatim të propozimeve dhe iniciativave të tilla ligjore nga ana e ekzekutivit”, ka thënë ndër të tjera Eugen Cakolli nga KDI.

Ndryshe bazuar në rregulloren e Kuvendit të Kosovës thuhet se anëtari i Kryesisë nuk mund të jetë kryetar i Komisionit Parlamentar.

Po ashtu siç bëhet e ditur në rregullore, Kryesia e Kuvendit kërkon nga secili grup parlamentar, i përfaqësuar në Kuvend, t’i propozojë kryetarët, zëvendëskryetarët dhe anëtarët e komisioneve.

Ndërkaq, një deputet nuk mund të jetë anëtar i komisionit parlamentar si dhe grupet parlamentare i propozojnë kryetarët për komisione, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Kryesi.

“Në marrëveshjen për caktimin e posteve të kryetarë të komisioneve, Kryesia e merr parasysh proporcionin e forcës së grupeve parlamentare”, thuhet në rregullore e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori