Nga 1 tetori pritet të rinisë qarkullimi në linjat e trenave në Kosovë, qoftë edhe pjesërisht, konfirmojnë zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës.
Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërprerë që nga 2 gushti.
Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës.
Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ministri ka pasur një takim me anëtarët e bordit të “Infrakos” dhe “Trainkos” dhe ka premtuar se nisja e qarkullimit të trenave do të fillojë në muajin tetor. “Ministri Lekaj ka premtuar se më 1 tetor trenat do të jenë në funksion edhe për transport të udhëtarëve, mallrave dhe shërbimeve të tjera”, tha Zejnaj.
Ndërkaq, Gelor Shala, krye shef ekzekutiv i “Trainkos”, kompani kjo përgjegjëse për operimet me trena si në transport të mallrave ashtu edhe të udhëtarëve, tha për Radion Evropa e Lirë se këtij institucioni i nevojiten rreth 1.3 milion euro për të lëshuar në qarkullim të gjitha linjat e trenave.
“Ne kemi pasur takim me ministrin e ri të Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ministri ka premtuar se shumë shpejtë do të lëshohen trenat dhe ka premtuar se në fillim të muajit të ardhshëm do të lëshohen trenat. Kurse, sa i përket buxhetit (ministri) nuk ka mundur ta jap ndonjë vlerë të caktuar sa do të jetë shuma. Ka premtuar se do të diskutojë edhe me kryeministrin, por edhe në Qeveri, pra do të diskutohet kjo çështje dhe shumë shpejtë ka thënë se do të gjendet një zgjidhje”, tha Shala.
Në anën tjetër, Argjend Zejnaj, thotë se për shkak të pamundësisë së rishikimit të buxhetit të shtetit, ende nuk dihet shuma që do të ndahet, por lëvizje konkrete në këtë drejtim do të ketë në mënyrë që të lëshohen trenat në qarkullim.
“Ne do të ndajmë një shumë të mjeteve, ndoshta jo shumën e kërkuar nga ‘Trainkos’ dhe ‘Infrakos’, por mjetet e nevojshme do të ndahen për të funksionalizuar trenat. Kështu që do të ketë lëvizje konkrete, më 1 tetor treni do të jetë në lëvizje”, tha Zejnaj.
Përderisa Gelor Shala thotë se varet nga shuma e mjeteve të ndara për të përcaktuar se cilat linja do të lëshohen për qarkullim.
“Ne i kemi 10 linja të trenave dhe nëse nuk sigurohet komplet buxheti rreth 1. 3 milion euro, sigurisht që në bazë të buxhetit do të përcaktohet se cilat linja do të lëshohen për operim”.
Ndryshe, Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë.
Binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, pastaj operimet hekurudhore, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve, që nga ekspertë të fushës janë konsideruar të vjetruara.
Kosova tani më është përfshirë në projektet për modernizimin e hekurudhës, investime këto që hyjnë në pakon për investime të aprovuara në samitin e Ballkanit Perëndimor në gusht të vitit 2015 në Vjenë, në kuadër të agjendës më të gjerë të Bashkimit Evropian për promovimin e lidhjes në rajon dhe të lidhjes me BE-në. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia