LAJMI I FUNDIT:

Neziri ndahet përfundimisht me Kamzën, e ardhmja në kampionatin maqedonas ose në ligën e tretë gjermane

Neziri ndahet përfundimisht me Kamzën, e ardhmja në kampionatin maqedonas ose në ligën e tretë gjermane

Mërgim Neziri është ndarë me skuadrën shqiptare Kamzën përfundimisht.

Pas disa mosmarrëveshjeve me klubin, Neziri ka shkëputur kontratën dhe tani është lojtar i lirë.


Por i lirë nuk mund të mbetet edhe gjatë pasi për të kanë shprehur interesim dy skuadra maqedonase.

“Kam shkëputur edhe zyrtarisht kontratën me Kamzën dhe tani jam futbollist i lirë”.

“Në fillim të janarit do të vendosi më saktësisht se ku do ta vazhdoj karrierën”, ka thënë Neziri për Telegrafin.

24-vjeçari mund të rikthehet përsëri në futbollin gjerman, më saktësisht në Bundesliga 3.

“Ka interesime nga skuadrat e Bundesliga 3, por mund ta vazhdoj karrierën edhe në Shqipëri, Maqedoni ose Kosovë”.

“Dy skuadra nga kampionati maqedonas, një nga Shqipëria dhe dy të tjera që luftojnë për titull në Kosovë më kanë kontaktuar”.

“Pasi momentalisht janë kontaktet fillestare dua të jem korrekt dhe mos të përmendi emra të klubeve për shkak të negociatave, gjithsesi do të vendosi së shpejti për skuadrën e re”, ka thënë Neziri.

Kujtojmë që Neziri ka bërë karrierë në elitën e futbollit rumun me Botosanin, ndërsa në Gjermani ka luajtur me Karsluher, Nurnberg si dhe me Prishtinën në Kosovë. /Telegrafi/