LAJMI I FUNDIT:

Nezir Mehmetaj nga Klina, prej katër vitesh po mbahet në burgjet serbe

Nezir Mehmetaj nga Klina, prej katër vitesh po mbahet në burgjet serbe

Sot u bënë katër vjet prej kur Nezir Mehmetaj nga komuna e Klinës, u prangos dhe po mbahet në Serbi.

Nezir Mehmetaj po dërgonte nënën për kontroll shëndetësor në Beograd, kur policia serbe e arrestoi nën dyshimin se ishte pjesëtar i UÇK-së, që kinse kreu disa krime në Klinë, gjatë luftës në vitin 1999.


Familjarët deklarojnë se Neziri nuk ishte ushtar dhe gjatë procesit gjyqësor, as dëshmitarët nuk e identifikuan se ai ishte pjesë e UÇK-së.

Dyert i shtëpisë së familjes Mehmetaj në fshatin Rudicë të Klinës janë të hapura.

E gjithë familja janë në spital të Pejës. Gjendja shëndetësore e  nënës  së Nezir Mehmetajt, i cili ka katër vjet që po i mbahet në Serbi, është përkeqësuar.

Ajo me të birin u ndanë në pikën kufitare në Merdar, më 7 janar 2020, derisa Neziri po e dërgonte atë për një  kontroll shëndetësor në Serbi.

Vitet po kalojnë, e Neziri s’u kthye as në shtëpinë ku u rrit në Rudicë, dhe as te bashkëshortja e fëmijët në Zvicër, ku kishte lejeqëndrim.

Në shtëpinë e Nezir Mehmetajt ishte formuar shtabi lokal i i UÇK-së per fshatin Rudicë ne vitin 1998.

Petrit Dula, në burg me Nezir Mehmetajn për katër muaj
Lexo po ashtu Petrit Dula, në burg me Nezir Mehmetajn për katër muaj

Nezir Mehmetaj po mbahet në burgjet serbe nga 4 janari i vitit 2020, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Por, vëllezërit e tij thanë për RTK-së, prapa kamerave, se ai asnjëherë nuk ka qenë ushtar në luftën e fundit në Kosovë.

Mbrojtja e tij së fundmi u ka kërkuar familjarëve të mos deklarohen për media, sepse po dëmtojnë procesin gjyqësor ndaj Nezirit.

Po rata thanë se gjatë procedurës gjyqësore, që ka zgjatur gati tre vjet, janë dëgjuar dëshmitarë të shumtë.

Megjithatë, ata nuk kanë mundur të konfirmojnë  nëse Neziri ka marrë pjesë në ngjarjet për të cilat akuzohet.

Vetë Mehmetaj, që nga dita e parë në gjykatore, ka mohuar se ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi u  zhvilluan 35 seanca në procesin gjyqësor ndaj tij, në qershor 2023,  ishte bërë kërkesë që i gjithë procesi të kthehej në rigjykim. Familjarët thonë se atij i është vazhduar masa e paraburgimit dhe se sipas mbrojtjes, aktualisht nuk ka datë për seancë të radhës.

Autoritetet serbe kishin urdhër-arrest aktiv për Nezirin, nën dyshimet se si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në qytetin e Klinës, mori pjesë në vrasjen dhe maltretimin e të paktën shtatë personave, serbë dhe romë.

Institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar lirimin apo ekstradimin e Nezir Mehmetajt në Kosovë.

Një prej tyre është edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Familjarët shpresojnë se Neziri do të lirohet nga akuzat që ia kanë mveshur autoritetet serbe dhe të kthehet te familja në Kosovë e Zvicër.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori