Gjithësekush mund të mendojë se fushatat presidenciale të Barack Obamës dhe Donald Trumpit, kanë qenë diametralisht të kundërta, shkruan Pol Springer në një artikull për revistën “Newsweek”.
Në fakt, sipas tij, po t’i vëresh me kujdes, të dy fushatat nuk mund të ngjanin më të ndryshme se kaq: ndërkohë që ekipi i Obamës u parashtroi amerikanëve një mesazh kolektiv, ekipi i Trumpit, në jo pak raste, pa me ankth se si kandidati i tyre dilte krejt nga mesazhi.
E megjithatë, apeli për votuesit i Trumpit dhe Obamës, kanë patur edhe disa gjëra të përbashkëta. Në radhë të parë, ndryshe nga rivalët që kishin përballë, të dy ata kanë ofruar një gjë të re.
Sloganët e Obamës me “Shpresë, Ndryshimi që besojmë apo, Po ne mundemi”, ngjanin shumë me sloganin e famshëm tashmë të Trumpit, “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, teksa u bënin thirrje amerikanëve që të hidhnin sytë nga një kohë në të ardhmen, kur gjërat do të përmirësoheshin. Mesazhet e John McCainit dhe Hillary Clintonit nuk e bënin këtë.
Përtej kësaj, të dy kandidatët ia dolën që të paraqisnin pëprjekjet e tyre drejt presidencës, si lëvizje të të “skamurve”. Të dy parashtruan vizione që i kundërviheshin establishmentit, dhe të dy, si Obama, edhe Trumpi, nuk është se hynë shumë në detaje për mënyrën si do të vinin në zbatim këto vizione.
Edhe Obama, edhe Trumpi, u paraqitën si kandidatë të njerëzve të irrituar prej disa aspekteve të shoqërisë amerikane, apo të përjashtuar nga të mirat që sjell globalizimi.
Kandidaturat e tyre, pra si e Obamës, si e Trumpit, u bënë edhe më të forta, sapo mesazhi i tyre nisi të shpërndahet furishëm në mediat sociale. Ka edhe një tjetër faktor të përbashkët mes fitores së Obamës në 2008-ën dhe fitores së Trumpit në 2016-ën: Koha. Të dy kandidatët nisën përpjekjet e tyre drejt Shtëpisë së Bardhë, pas dy mandatesh me të njëjtin president: George Bushi atëherë dhe Barack Obama sot. Dhe kjo u bëri të mundur të shfrytëzojnë dëshirën e votuesve për ndryshim.
Njëri përmes mobilizimit të turmave, tjetri përmes frymës së revoltës, si Obama, edhe Trumpi, i bindën votuesit e lëkundur, se ndryshimin, vetëm ata mund ta sillnin. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania