LAJMI I FUNDIT:

New Yorku legalizon marihuanën

New Yorku legalizon marihuanën

Deputetët në Kongresin e shtetit të New Yorkut arritën sot një marrëveshje për legalizimin e shitjes së marihuanës për qëllime rekreative.

Të paktën 14 shtete amerikane tashmë i lejojnë banorët të blejnë marihuanë për përdorim rekreativ, jo vetëm mjekësor, transmeton Telegrafi.


Demokratët, të cilët tani kanë një shumicë, e kishin prioritet kryesor miratimin e këtij ligji gjersa administrata e guvernatorit demokrat, Andrew Cuomo vlerëson se legalizimi mund t’i sjellë shtetit rreth 350 milionë dollarë në vit.

Ligji do të lejojë shitjen e marihuanës tek të rriturit mbi moshën 21 vjeçare dhe të vendosë një procedurë për lëshimin e lejeve për shpërndarjen e produkteve të kanabisit te klientët, raporton ap.

Njujorkezët mund të rritin deri në tre bimë të pjekura dhe tre të papjekura për përdorim personal.

Ligji mund të hyn në fuqi menjëherë pas miratimit, por shitja do të fillonte pas një viti e gjysmë deri në dy vjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori