LAJMI I FUNDIT:

New York Times: Komandot amerikane në Izrael ndihmojnë në gjetjen e pengjeve

New York Times: Komandot amerikane në Izrael ndihmojnë në gjetjen e pengjeve

Komandot amerikane në Izrael po ndihmojnë për të gjetur pengjet e rrëmbyer dhe të dërguar në Rripin e Gazës, më 7 tetor gjatë sulmit të Hamasit në territorin jugor të Izraelit, shkruan New York Times.

Gazeta citoi Christopher P. Maier, ndihmës Sekretar i Mbrojtjes, të thoshte në një konferencë në Uashington: “Ne po i ndihmojmë në mënyrë aktive izraelitët të bëjnë më shumë gjëra”.


Ai tha se detyra kryesore është të ndihmohet në “identifikimin e pengjeve, përfshirë edhe ata amerikanë”, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët anonimë i thanë New York Times se disa dhjetëra anëtarë të Forcave të Operacioneve Speciale të SHBA kanë  arritur së fundmi.

Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të sulmeve në Rripin e Gazës
Lexo po ashtu Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të sulmeve në Rripin e Gazës

Ata do të ndihmojnë në gjetjen e pengjeve, por edhe në evakuimin dhe sigurimin e ambasadave në rajon nëse është e nevojshme, raportojnë mediat izraelite.

Raporti thoshte se disa vende perëndimore kishin lëvizur fshehurazi forcat e tyre speciale më pranë Izraelit, për të ndihmuar me një shpëtim të mundshëm të pengjeve ose evakuimin në shkallë të gjerë nga Izraeli dhe Libani nëse konflikti përshkallëzohej.

Ekstremistët islamik Hamasi njoftoi mbrëmë se në ditët në vijim do të lirojë më shumë pengje që kanë nënshtetësi të huaj.

Në kampin e refugjatëve në Gazë vritet familja 19-anëtarëshe e video-inxhinierit të Al Jazeera
Lexo po ashtu Në kampin e refugjatëve në Gazë vritet familja 19-anëtarëshe e video-inxhinierit të Al Jazeera

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeid, tha se kjo ishte rezultat i ndërmjetësimit të disa vendeve.

Izraeli bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe i shënon premtimet e Hamasit si një lojë psikologjike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori