LAJMI I FUNDIT:

Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të sulmeve në Rripin e Gazës

Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të sulmeve në Rripin e Gazës

Qeveria e Bolivisë ka njoftuar se po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke e akuzuar vendin për ‘kryerjen e krimeve kundër njerëzimit’ në sulmet në Rripin e Gazës.

“Qeveria ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit, si shenjë e refuzimit dhe dënimit të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale të Izraelit në Rripin e Gazës”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Freddy Mamani, në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.


Bolivia kishte ndërprerë tashmë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në vitin 2009 në shenjë proteste për sulmet e saj në Rripin e Gazës. Në vitin 2020, qeveria e presidentes Jeanine Anez rivendosi lidhjet.

Mamani shtoi se Bolivia po bën thirrje për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund “bllokadës që pengon hyrjen e ushqimit, ujit dhe elementëve të tjerë thelbësorë për jetën”.

Në kampin e refugjatëve në Gazë vritet familja 19-anëtarëshe e video-inxhinierit të Al Jazeera
Lexo po ashtu Në kampin e refugjatëve në Gazë vritet familja 19-anëtarëshe e video-inxhinierit të Al Jazeera

Ministrja e Jashtme, Maria Nela Prada, tha se konferenca për shtyp u thirr “në lidhje me krimet kundër njerëzimit të kryera në Rripin e Gazës kundër popullit palestinez”.

Bolivia është ndër vendet e para që ndërpreu në mënyrë aktive marrëdhëniet diplomatike me Izraelin lidhur me luftën e Gazës, të cilën Izraeli e nisi pas një sulmi të përgjakshëm nga Hamasi më 7 tetor që la 1,400 të vdekur dhe 240 të rrëmbyer.

Autoritetet shëndetësore në Gaza thonë se kundërsulmi izraelit ka vrarë 8,525 njerëz deri më tani, duke përfshirë 3,542 fëmijë.

Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e ndërtesave civile për të fshehur luftëtarët, komandantët dhe armët, gjë që Hamasi e mohon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori