LAJMI I FUNDIT:

Neuralink shfaq pacientin e parë me çip truri duke luajtur shah vetëm me anë të mendimeve të tij

Neuralink shfaq pacientin e parë me çip truri duke luajtur shah vetëm me anë të mendimeve të tij

Pacienti i parë të cilit i është implantuar një çip në tru nga kompania Neuralink e Elon Musk, së fundmi është shfaqur duke luajtur shah.

Noland Arbaugh, pacienti 29 vjeçar i cili pas një aksidenti me veturë është paralizuar në disa pjesë të trupit të tij, ka marrë një implant nga Neuralink në fillim të këtij viti.


Ndërsa tani kompania ka publikuar një video nëntë minutëshe ku Arbaugh shihet duke luajtur shah dhe duke ndaluar muzikën vetëm me anë të mendimeve të tij, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Musk më parë tha se qëllimi i çipit është që përfundimisht t’i lejojë personat me aftësi të kufizuara si i ndjeri Stephen Hawking “të komunikojnë më shpejt”.

Gjithashtu, miliarderi ka njoftuar se kompania e tij do të jetë në gjendje të trajtojë potencialisht obezitetin, autizmin, depresionin, dhe skizofreninë.

“Ndërhyrja kirurgjike ishte shumë e lehtë”, dëgjohet të thotë Arbaugh në video, duke iu referuar procedurës së implantit.

“Kjo tashmë ka ndryshuar jetën time”, shtoi ai, duke theksuar se kjo teknologji ende ka punë për të bërë për t’u cilësuar si “e përsosur”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori