LAJMI I FUNDIT:

Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve, duke shënuar fundin e epokës së ‘zarfeve të kuqe’

Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve, duke shënuar fundin e epokës së ‘zarfeve të kuqe’
Reklama

Netflix e dërgoi zarfin e fundit të kuq të premten, duke shënuar fundin e 25 viteve të postimit të DVD-ve për abonentët e këtij shërbimi.

Kompania njoftoi në fillim të këtij viti se do të mbyllë shërbimin e saj DVD me postë, 16 vjet pasi ajo gradualisht e zhvendosi fokusin e saj në transmetimin e përmbajtjes në internet.


Netflix do të vazhdojë të pranojë kthimet e DVD-ve të mbetura të klientëve deri më 27 tetor, përcjell Telegrafi.

I prezantuar në vitin 1998, kur Netflix u lansua për herë të parë, shërbimi DVD premtoi një përvojë më të lehtë me qira sesa të tek Blockbuster-i ose Hollywood Video më i afërt.

Zarfat e kuq, të cilët kanë qenë prej kohësh sinonim i vetë Netflix-it, mbushën shtëpitë dhe dhomat e konvikteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse ideja për të marrë një DVD me postë tani mund të tingëllojë pothuajse po aq e vjetërsuar sa interneti me telefon, disa klientë të vjetër i thanë CNN se vazhduan të gjenin vlerë në opsionin DVD. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mira Murati në mesin e 25 grave më të fuqishme në botë, sipas gazetës Financial Times

Mira Murati në mesin e 25 grave më të fuqishme në botë, sipas gazetës Financial Times

Teknologji
Musk: Mendoj se OpenAI ka bërë një zbulim të rrezikshëm që ka çuar në shkarkimin e Altman

Musk: Mendoj se OpenAI ka bërë një zbulim të rrezikshëm që ka çuar në shkarkimin e Altman

Teknologji
Si t’i fshehim bisedat në WhatsApp

Si t’i fshehim bisedat në WhatsApp

Teknologji
Kurti në inaugurimin e selisë qendrore të SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

Kurti në inaugurimin e selisë qendrore të SPEEEX dhe lansimit të platformës digjitale inovative EEEXPLORE Kosova

Teknologji
Kur do vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione pas takimeve në Berlin

Kur do vijë YouTube në Shqipëri? Acromax sjell informacione pas takimeve në Berlin

Teknologji

"U rrita në Shqipëri, një vend i vogël në Evropë" - rrugëtimi mahnitës i inxhinieres shqiptare Mira Murati që transformoi botën me Inteligjencën Artificiale

Arigona Bytyçi
Kalo në kategori