LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu thotë se ofensiva kundër palestinezëve nuk ka përfunduar

Netanyahu thotë se ofensiva kundër palestinezëve nuk ka përfunduar

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se ofensiva më e madhe e kombit të tij kundër Hamasit në vite nuk ka mbaruar ende.

“Ata sulmuan kryeqytetin tonë, ata qëlluan me raketa në qytetet tona. Ata këtë po e paguajnë dhe do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë”, tha ai pas konsultimeve të sigurisë në selinë e ushtrisë në Tel Aviv.


“Nuk ka mbaruar akoma”, ka shtuar lideri izraelit, raporton televizioni publik britanik, bbc.

Ushtarët izraelitë me të shtëna paralajmëruese në drejtim të protestuesve libanezë
Lexo po ashtu Ushtarët izraelitë me të shtëna paralajmëruese në drejtim të protestuesve libanezë

Sulmi ishte pjesë e një përshkallëzimi të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, më e keqja që nga lufta e vitit 2014 në Gaza.

Të enjten, trupat izraelite ishin vendosur në kufirin e Gazës, dhe militantët palestinezë sulmuan me raketa Izraelin.

Të paktën 83 njerëz janë vrarë në Gaza që nga përshkallëzimi i konfliktit të hënën. Në sulmet e fundit të raketave palestineze, një raketë goditi një ndërtesë afër Tel Aviv, duke plagosur pesë izraelitë. Deri më tani, shtatë njerëz janë vrarë në Izrael gjatë konfliktit. /Telegrafi/