Netanyahu: Do të lahet borxhi i Burgasit (Video)

Izraeli do të "bëjë çdo gjë që është e nevojshme" për të mbrojtur izraelitët e pafajshëm dhe “çmimi do të paguhet” nga terroristët që i mbështesin, i ka thënë Netanyahu rrjetit televiziv amerikan CBS.
Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë në aeroportin e vendpushimit të Detit të Zi, Burgasit, gjatë të cilit janë vrarë pesë turistë izraelitë, shoferi bullgar si dhe sulmuesi.
Netanyahu nuk ka hyrë në detaje për përgjigjen e mundshme, por ky sulm rrezikon eskalimin e luftës që në hije bëhet mes Izraelit dhe Iranit, për shkak të akuzave se Irani po tenton të ndërtojë armë bërthamore.
Irani e mohon këtë, duke pretenduar se programi i tyre do të shërbejë për qëllime paqësore për prodhim të energjisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/07/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































