LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu cakton datën për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor

Netanyahu cakton datën për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ka caktuar korrikun si datë për vendosjen e sovranitetit izraelit mbi pjesë të Bregut Perëndimor.

Në fillim të mbledhjes së klubit parlamentar të partisë konservatore Likud, Netanyahu u tha deputetëve se nuk ka ndërmend të ndryshojë datën dhe vlerësoi se nuk kishte asnjë moment më të mirë në histori për vendosjen e sovranitetit, i cili është i barabartë me aneksimin e atyre territoreve.

“Ne kemi një mundësi që nuk ka ekzistuar që nga krijimi i Izraelit në vitin 1948, për të vendosur sovranitetin në një mënyrë të mençur dhe si një hap diplomatik në Judea dhe Samaria, emri biblik i Bregut Perëndimor dhe ne nuk do të lejojmë që ajo mundësi të kalojë”, tha Netanyahu.

Vendosja e sovranitetit të Izraelit mbi pjesë të Bankës Perëndimore do të ishte në përputhje me planin e paqes në Lindjen e Mesme të presidentit amerikan Donald Trump, të paraqitur në janar.

Plani mbështet krijimin e sovranitetit izraelit mbi rreth 30 për qind të Bregut Perëndimor të okupuar.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha javën e kaluar se po pezullonte të gjithë bashkëpunimin e sigurisë me Izraelin pasi Netanyahu shprehu synimin e tij për të aneksuar të gjitha vendbanimet hebraike dhe luginën strategjike të lumit Jordan.

Komuniteti ndërkombëtar po shqetësohet gjithnjë e më shumë dhe paralajmëron Izraelin të mos zbatojë aneksimin.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në luftë në vitin 1967, dhe palestinezët planifikojnë të krijojnë një shtet të pavarur në të gjithë territorin, i cili do të përfshinte Rripin e Gazës dhe kryeqyteti i të cilit do të ishte Jerusalemi Lindor. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori