LAJMI I FUNDIT:

Nesër shënohet Dita botërore e kancerit në Maqedoni me sloganin ‘Ne mundemi, unë mundem’

Nesër shënohet Dita botërore e kancerit në Maqedoni me sloganin ‘Ne mundemi, unë mundem’

Nën sloganin ‘Ne mundemi, unë mundem’ nesër do të shënohet Dita botërore për luftën kundër karcinomit dhe bëhet thirrje në përfshirje aktive të individëve, bashkësisë dhe institucionet përgjegjëse me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të pasojave nga paraqitja e karcinomeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nga qëllimet e fushatës për Ditën botërore për luftë kundër karcinomit në vitin 2017 është sigurimi i qasjes universale deri te shërbimet shëndetësore, të ndërlidhura me karcinomin. Rol kryesor në luftën kundër karcinomit paraqesin shërbimet shëndetësore për zbulim të hershëm të karcinomit.


Njëherit, sipas Deklaratës botërore për karcinom, çdo shtet duhet të sigurojë qasje universale për popullatën deri te skrining metodat për detektim të hershëm të karcinomeve, duke përfshirë edhe karcinomin e kancerit në qafën e mitrës. Me vendosjen e këtyre metodave dukshëm zvogëlohet shkalla e vdekshmërisë nga karcinomet, njofton AIM.

Vdekshmëria nga kanceri në qafën e mitrës në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011 arrin 1,5 në 100.000 gra, ndërsa në vitin 2014 4,1 në 100.000 gra. Skriningu i organizuar i kancerit në qafën e mitrës ka rol kryesor në zvogëlimin e vdekshmërisë nga kjo sëmundje. /Telegrafi/