LAJMI I FUNDIT:

Seanca ndaj Salih Mustafës, prokuroria planifikon të shtojë edhe një dëshmitar

Seanca ndaj Salih Mustafës, prokuroria planifikon të shtojë edhe një dëshmitar

Në seancën e sotme përgatitore në Hagë, për gjykimin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa,  kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, tha se nesër dhe pasnesër do të mbahen edhe nga një seancë paragjyqësore ndaj Mustafës, por që të njëjtat nuk do transmetohen [ex parte]

‘’Nesër do mbajmë seanca të mbyllura, tutje edhe një seancë tjetër të mbyllur me ZPS-në’’, u shpreh ajo.

Megjithatë, prokurorja  e rastit, siç transmeton KlanKosova., tha se do të bëjnë kërkesë për shtimin edhe të një dëshmitari tjetër në listën e prokurorisë.

Julius Von Bone, avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka thënë se javët e ardhshme do t’i realizojë tri udhëtime për në Kosovë, për të mbledhur prova shfajësuese për klientin e tij dhe në mënyrë që të zhvillojë hetime për rastin.

Von Bone tha se planifikon që vizitën e parë në Kosovë ta bëjë të mërkurën, ndërsa dy të tjera në korrik dhe gusht. Por Prokuroria ka thënë se do të ishte më mirë që vizita të kryhej pas parashtrimit të argumenteve nga ta dhe trupi gjykues.

“Udhetimi im do të jetë të mërkurën. Do të qëndrojë 8-9 dite. Udhëtimi i dytë në korrik. Udhëtimi i fundit është parashikuar në javën e parë të gushtit”, tha avokati holandez.

Në anën tjetër, një prokuror nga ZPS-ja tha se “Prokuroria kërkon që vizitat të bëhet mbasi që të jenë parashtruar argumentet nga Prokuroria dhe trupi gjykues”.

Në kundërpërgjigje, Von Bone tha se kjo vizitë duhet të bëhet para se të dëgjohen dëshmitarët.

“Mendoj se duhet të bëhet vizita para dëgjimit të dëshmitarëve dhe ne i qëndrojmë kësaj pikëpamje”, tha Von Bone.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori