LAJMI I FUNDIT:

Nesër rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të Masakrës së Krushës së Madhe

Nesër rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të Masakrës së Krushës së Madhe
Foto: Ilustrim

Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen nesër, më 26 mars 2022, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.

Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, nesër në orwn 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël: Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999; Nue (Shyt) Prenkaj,  viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999; Sami (Aziz) Shehu,  viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999; Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999; Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999; Skifter (Osman) Batusha,  viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999.


Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Familjarët e personave të identifikuar u pritën në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zv.drejtori i Përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Gjatë takimit të përbashkët, u  theksua angazhimi i institucioneve dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në zbardhjen e së vërtetës dhe evidentimit institucional të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Familjarët u njoftuan për angazhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur dhunshëm nga lufta në Kosovë, duke vënë theksin edhe në punën që aktualisht është duke u realizuar në procesin e ri-inventarizimit  të mbetjeve mortore të paidentifikuara deri më tani. U veçua angazhimi i vazhdueshëm dhe përpjekjet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur.

Përfaqësuesit e institucioneve falënderuan familjarët e personave të zhdukur, që përkundër dhimbjes së madhe dhe vuajtjes për këto 23 vite, gjithnjë kanë treguar mirëkuptim dhe kanë ofruar gjithë bashkëpunimin e nevojshëm në këtë proces të ndjeshëm dhe kompleks. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori