Prej ditës së nesërme do të mbarojë mandati i kryetarëve dhe këshilltarëve komunal, ndërsa qytetarët nuk do të mund të kryejnë asnjë shërbim të tyre në komunat ku jetojnë. Kriza politike në Maqedoni, e cila po zgjat për më shumë se dy vite ka çuar deri në këtë gjendje që të mos mund të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nesër gjithashtu pritet që të mbahet një takim koordinues mes kryetarit të Kuvendit dhe partive politike parlamentare për të biseduar për hapat e mëtejmë për zgjidhjen e krizës dhe për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Gjatë ditës së djeshme u realizua një takim mes Xhaferit dhe përfaqësuesve të partive politike, por që nuk pati asnjë njoftim apo deklaratë nga funksionarët për temat që u diskutuan.
Nga LSDM i bëjnë thirrje presidentit Ivanov që sa më parë të jep mandatin për formimin e qeverisë së re dhe të nënshkruhet mbajtja e zgjedhjeve lokale, kurse nga partia e Gruevskit kërkojnë zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251