LAJMI I FUNDIT:

Nesër nis edicioni i 16-të i Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Nesër nis edicioni i 16-të i Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Nesër ( e Premte ) do të nis Festivali i filmit kosovar, “Hyjnesha në Fron”.

Ceremonia e hapjes fillon në ora 19:00.


Sivjet festivali shënon edicionin e 16-të dhe tashmë anëtarët e jurisë janë bërë publike.

Mayram Zahirimehr (Kanada), Rina Kllokoqi, Loreta Berbatovci, Ilirijan Himaj, Klodian Hoxha (Shqipëri) dhe Muhamed Arifi, do të jenë anëtarë të jurisë, të cilët do të bëjnë vlerësimin e filmave për Statujën e Artë “Hyjnesha në Fron” dhe për çmimet “Filmi më i mirë artistik”, “Regjisori më i mirë”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë”, “Aktorja më e mirë”, “Filmi më i mirë i shkurtër” dhe “Çmimi Special”.

Rrëfimet kinematografike të cilat do të shfaqen, do të jenë të kategorisë ndërkombëtare të përbërë nga filma të gjatë dhe të shkurtër, kategoria e filmave të animuar për fëmijë dhe kategoria e filmave vendor.

Koordinator dhe Drejtor Artistik i festivalit është Enis Brahimi.

Ndërsa, filmi i parë që do të shfaqet në festivalin “Hyjnesha në Fron” është filmi shqip “Një Prej Nesh”.

Shfaqja e filmit do të bëhet më 15 dhjetor në Kino Armata, nga ora 20:00.

Festivali “Hyjnesha në Fron” do të mbahet në datat: 15, 16 dhe 17 dhjetor në Kino Armata në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori