LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Kuvendin e Kosovës, fillon “Java e gruas 2018”

Nesër në Kuvendin e Kosovës, fillon “Java e gruas 2018”

Të hënën, më 19 mars, në orën 11:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës fillon “Java e gruas 2018”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e USAID-it.

Hapjen e kësaj ngjarjeje do të bëjnë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe drejtori i NDI-së në Kosovë, Alexander Chavarria.

Programi:

Dita 1: Hapja e Javës së Gruas 2018: Gati për qeverisje të përgjegjshme

E hënë, 19 mars 2018

 Lokacioni: Kuvendi i Kosovës, salla e mbledhjeve plenare 

10:00 – 11:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

11:00 – 11:10 Video Java e Gruas 2017

11:10 – 11:20   Hapja e Programit

Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Alexander Chavarria, Drejtor i Institutit Kombëtar Demokratik në Kosovë

11:20 – 11:40 Fjalët hyrëse

 Mexhide Mjaku Topalli, Deputete e Kuvendit të Kosovës/ Kryesuese e Grupit të Grave Deputete

Colleen Hyland, e Ngarkuar me Detyrë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

11:40 – 11:55 Fjalimi kryesor 

Gresa Caka, Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

11:55 – 13:45 Diskutim në Panel: Integriteti i Partive Politike si vlerë themelore për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie

 11:45 – 12:20 Diskutim në panel

Gretchen Birkle, Zëvendëse e Zv. Administratorit të USAID për Evropë dhe Euroazi

Vjosa Osmani, Deputete e Kuvendit të Kosovës/Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike

Memli Krasniqi, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së/ Nënkryetar i PDK-së

Emilija Redžepi, Deputete e Kuvendit të Kosovës/ Kryetare e NDS-së

Ardian Gjini, Kryetar i Komunës së Gjakovës/ Nënkryetar i AAK-së

 Moderator: Agon Maliqi, Bashkëthemelues dhe Redaktor, Bllogu Sbunker

 12:20 – 13:30 Diskutim i hapur me audiencën 

Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë 130 pjesëmarrës në baza ndërpartiake dhe ndëretnike, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias si dhe nga akademia. Java e Gruas synon të bëjë bashkë gra dhe burra nga Kosova për të diskutuar çështjet me rëndësi për qytetarët, duke ofruar mundësi rrjetëzimi si dhe të zhvillojë më tutje shkathtësitë e tyre si liderë të ardhshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori