LAJMI I FUNDIT:

Nesër kthehet në prodhim blloku B2

Nesër kthehet në prodhim blloku B2

Të martën pritet të kthehet në prodhim blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, me kthimin e këtij blloku pritet të stabilizohet edhe më shumë furnizimi me energji elektrike, shkruan Telegrafi.

Gjatë ditës së sotme KEK-u sipas zëdhënësit Skënder Bucolli, prodhon me tre blloqe energji elektrike.


“Planifikimi prodhimit të energjisë elektrike për ditën e sotme është: 520 MWh, momentalisht, rrymë prodhohet në njësitë A4, A5 dhe B1, dhe pritet që ditën e nesërme të kthehet edhe njësia B2. Aktualisht në remont është njësia A3”, ka thënë zëdhënësi Bucolli. /Telegrafi/