LAJMI I FUNDIT:

Nesër kthehen 70 kosovarë nga Kroacia, edhe 130 të tjerë presin kthimin nga Turqia

Nesër kthehen 70 kosovarë nga Kroacia, edhe 130 të tjerë presin kthimin nga Turqia

Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët situata e krijuar nga pandemia COVID-19, i ka gjetur jashtë kufijve të vendit, në mënyrë të organizuar tashmë po kthehen në Kosovë.

Një grup prej 70 kosovarëve pritet që këtë javë të kthehen dhe të vendosen për katërmbëdhjetë ditë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si lokacion i caktuar nga Qeveria e Kosovës, për karantinë.


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe misionet diplomatike janë duke u marrë edhe me kthimin e 130 shtetasve kosovarë që gjenden në Turqi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në një përgjigje për Telegrafin, ka bërë të ditur se vazhdimisht ka kthim të qytetarëve nga vendet e ndryshme, me theks të veçantë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Gjatë kësaj jave pritet të kthehen në Kosovë, në mënyrë të organizuar, rreth 70 shtetas kosovarë. Mirëpo ky numër mund të ndryshojë, pasi vazhdimisht ka kthim të shtetasve kosovarë nga vendet e rajonit, sidomos nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi, të cilët ndihmohen dhe asistohen nga misionet diplomatike të Republikës së Kosovës në këto dy vende fqinje”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së, dërguar Telegrafit.

Ndërsa pritet që të premten (nesër), të përmbyllen edhe kërkesat e bëra për kthim të rasteve emergjente të shtetasve kosovarë që gjendeshin në Kroaci, meqë rast, kontingjenti më i madh deri më tani i përbërë nga 66 kosovarë do të arrijnë në Kosovë.

“Numri më i madh i shtetasve kosovarë që do të kthehen në mënyrë të organizuar gjatë kësaj jave, pritet të ndodhë ditën e premten. Gjithsej 66 shtetas kosovarë do të vijnë në Kosovë nga Kroacia. Më këtë do të përmbyllen edhe kërkesat e bëra për kthim të rasteve emergjente të shtetasve kosovarë që ndodheshin në Kroaci”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Në anën tjetër, është duke vazhduar bashkëveprimi me institucionet e vendit dhe misionet diplomatike, për tu marrë edhe me rastet emergjente në Turqi.

Në Turqi, janë edhe 130 shtetas të Republikës së Kosovës, një pjesë e të cilëve kishin shkuar për trajtim mjekësor atje, e duhet tu mundësohet tashmë kthimi në Kosovë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëveprim me institucionet tjera në vend, si dhe misionet diplomatike të Republikës së Kosovës është duke u marrë me rastet emergjente ne Turqi. Atje janë rreth 130 raste të tilla, emergjente, në pjesë e të cilëve kishin shkuar për trajtim mjekësor në spitalet turke, dhe duhet që t’ju mundësojmë kthimin në Kosovë, sa më parë që është e mundur”, thuhet në përgjigjen e MPDJ-së.

Qendra e Studentëve, tashmë hapësirë karantine, çdo ditë po pranon kosovarët e ardhur nga jashtë
Lexo po ashtu Qendra e Studentëve, tashmë hapësirë karantine, çdo ditë po pranon kosovarët e ardhur nga jashtë

Ndërkaq, në Qendrën e Studentëve, ka ende vend edhe për afërsisht 200 persona për tu karantinuar, teksa janë bërë përgatitjet për të pritur shtetas kosovarë që vijnë nesër nga Kroacia.

Kështu ka thënë për Telegrafin, drejtori i Qendrës së Studentëve në Prishtinë, Fatmir Sfishta.

“Pritet që gjatë javës, do të vijnë kontingjente të mëdha që do të vijnë nga jashtë Kosovës, mbi 100 veta besoj dhe ne tashmë i kemi filluar përgatitjet”, tha Sfishta.

Deri më tani, nga Qendra e Karantinimit janë liruar 470 persona, të cilët janë testuar për COVID-19, e që fatmirësisht kanë rezultuar negativ. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori