LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillojnë Mbrëmjet Strugane të Poezisë

Nesër fillojnë Mbrëmjet Strugane të Poezisë

Edicioni i 55-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë do të mbahet nga 24 deri 29 gusht të këtij viti, ku do të marrin pjesë poetë nga 30 vende, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aktivitete poetike do të mbahen edhe në Manastir, Resnjë dhe Ohër. Poetët kanë në dispozicion 10 minuta për të lexuar krijimtaritë e tyre, ndërkaq do të ketë edhe debate letrare në tema të caktuara dhe lexime poetike shtesë.


Laureat i sivjetëm i çmimit ”Kurora e artë” është poetesha kanadeze, kritikja letrare, romasierja dhe eseistja, Margaret Atwood.

Edhe sivjet, manifestimi do të bojkotohet nga kryetari i Strugës, Ziadin Sela, për shkak të anashkalimit të gjuhës shqipe./Telegrafi/