LAJMI I FUNDIT:

Nesër Dita e Verës: Ballokumet e Elbasanit shkojnë në Amerikë, Kinë dhe Australi

Nesër Dita e Verës: Ballokumet e Elbasanit shkojnë në Amerikë, Kinë dhe Australi

Policia e Elbasanit ka publikuar masat e marra me qëllim sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen normale të mjeteve, rritjen e sigurisë në akset rrugore si dhe trafikut në qytet, gjatë Ditës së Verës.

Që nga dita e diel, të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan do të kalojnë në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive. Për të përballuar me sukses festimin sa më normal të Ditës së Verës, në ndihmë të shërbimeve të Policisë në Elbasan, do të vihen në dispozicion edhe forca nga Policia e Tiranës.


Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Elbasanit, në këtë plan masash do të angazhohen 306 forca policie nga Elbasani dhe Tirana.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka kërkuar mirëkuptimin e pjesëmarrësve në këtë ditë feste të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.

Ndryshe, Dita e Verës, përveç aspektit festiv është shndërruar edhe në një industri fitimprurëse për qytetarët e Elbasanit. Sipas të dhënave, gjatë këtyre ditëve janë prodhuar mbi 500 mijë ballokume, ëmbëlsira tradicionale e festës pagane.

Vetëm një sasi simbolike e tyre është prodhuar në kushte artizanale duke zbatuar rigorozisht recetën tradicionale. Kjo për faktin se që të përgatisësh një ballokume të vërtetë nevojiten përbërës bio, duke nisur me gjalpin majanë e miellit të misrit, sheqerin, enën prej bakri, rrahjen, pjekjen me dru zjarri etj.

Për shkak të kësaj procedure të mundimshme, amvisat prodhojnë ballokume origjinale vetëm për nevoja familjare ose për miqësinë dhe shoqërinë e ngushtë.

Megjithatë, prodhimi i tyre është kthyer në një biznes të vërtetë në këtë qytet. Tashmë punishte të posaçme, furra buke, sipërmarrje të vogla etj., falë teknologjisë prodhojnë mijëra ballokume.

Shumica e tyre “eksportohen” në qytete të tjera të Shqipërisë si Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë etj., por edhe në qytete të Maqedonisë, Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Së fundmi, madje ballokume janë nisur edhe për në vende të largëta, si në Amerikë, Evropën Perëndimore, Australi e madje edhe në Kinë.

Ky biznes sjell të ardhura të konsiderueshme në qytet. Mjafton një aritmetikë e thjeshtë: 500 mijë ballokume here 70 lekë çmimi i shitjes (me shumicë), është e barabartë me 35 milionë lekë. Një xhiro e konsiderueshme kjo për një qytet me probleme sociale si Elbasani. Ndaj gjithnjë e më tepër sipërmarrësit po shohin mundësinë që ta zgjerojnë këtë aktivitet duke prodhuar ballokume edhe gjatë muajve të tjerë të vitit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori