LAJMI I FUNDIT:

Nëse veproni kështu kurrë nuk do t’ju vijë era djersë!

Nëse veproni kështu kurrë nuk do t’ju vijë era djersë!

Ekziston mënyra që përgjithmonë të shpëtoni nga aromat e pakëndshme të shkaktuara nga djersitja, kështu që nuk do të shëroni pasojat por shkaktarin.

Djersitja e tepërt është diçka që vërtet mund t’ju krijojë situata shumë të pakëndshme. Pa marrë parasysh që keni shprehi të mira higjienike dhe që shpesh bëni dush, së paku njëherë me siguri keni bërë pyetje se si është e mundur që djersa të ndihet vetëm pak orë pas dushit.

Përgjigjen kësaj pyetjeje ia kanë dhënë shkencëtarët, të cilët thonë që fajtori më i madh është ushqimi dhe edhe nëse bëni më shpesh dush nuk do t’ju ndihmojë të pengoni aromat e pakëndshme të trupit tuaj, transmeton Telegrafi.

nëse

– Në qoftë se pini më shumë kafe sesa ujë, është koha që sa më shpejt të ndryshoni këto shprehi të këqija, tërheq vërejtjen dr. Jamuna Pai.

Ajo thotë që diçka që tashmë jemi të sigurt që dimë, që djersa vetvetiu nuk lëshon erë të pakëndshme, por për erë të pakëndshme “fajin” e kanë bakteret, të cilat gjenden në lëkurë, të cilave u është bazë e shkëlqyeshme për zhvillim të kombinimit të djersës dhe qelizave të vdekura.

Djersë quhet edhe lëngu i njelmët, i tejdukshëm, të cilin e prodhojnë dhe e tajitin gjëndrat e djersës, duke plotësuar kështu funksionin e ftohjes së trupit tonë.

Për të arritur sukses në shërimin e gjëndrave të djersës, dr. Pai ju këshillon që të hani ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar.

Shmanguni konsumimit të hudhrës dhe të qepës, ndërkaq ushqimin tuaj pasurojeni me pemë dhe perime, ndërkaq me atë rast kujdesuni që në mënyrë adekuate të merrni proteina, drithëra integrale dhe shtesa siç janë kompleksi i vitaminave B dhe zinku bashkë me konsumimin e mjaftueshëm të ujit gjatë ditës.

5-young-woman-putting-antiperspirant-600x350

Nga jashtë ndihmën më të madhe mund t’ju ofrojnë antiperspirantët, në saje të përbërësit të vet kryesor, i cili gjendet në bazën e kripërave të aluminit.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori