LAJMI I FUNDIT:

Nëse të rriturit do të ushtronin së paku 10 minuta në ditë, qindra mijëra vdekje do të parandaloheshin çdo vit

Nëse të rriturit do të ushtronin së paku 10 minuta në ditë, qindra mijëra vdekje do të parandaloheshin çdo vit
(Foto: Freepik)

Hulumtimet në SHBA kanë treguar se një ushtrim i përditshëm prej vetëm disa minutash do të parandalonte qindra mijëra vdekje në mbarë botën.

Sipas hulumtimeve, vetëm në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 110.000 vdekje do të parandaloheshin çdo vit nëse të rriturit mbi moshën 40 vjeçare do të ushtroheshin të paktën 10 minuta në ditë, ose do të linin kohë për aktivitet fizik të moderuar deri në sforcim përveç rutinës së tyre të zakonshme.


Nëse aktiviteti shtesë do të rritej në 20 ose 30 minuta, numri i vdekjeve të parandaluara do të ishte edhe më i lartë çdo vit, pohojnë të dhënat nga një studim i publikuar në revistën JAMA Internal Medicine.

(Foto: Freepik)

“Të gjithë e dimë se ushtrimet janë të mira për ne, ndërsa ky hulumtim është një dëshmi shtesë për këtë në nivel të gjithë popullatës. Nëse të rriturit mbi moshën 40 vjeçare do të ushtronin pak më shumë çdo ditë, një numër i madh vdekjesh mund të parandaloheshin çdo vit”, ka deklaruar Pedro Saint-Maurice, autor i kërkimit dhe epidemiolog në Institutin Kombëtar të Kancerit në SHBA.

Kur është e pranueshme t’i anashkaloni ushtrimet dhe të bëni një pushim të mirë
Lexo po ashtu Kur është e pranueshme t’i anashkaloni ushtrimet dhe të bëni një pushim të mirë

Ecja në ambient të jashtëm ose në shiritin vrapues, është një nga mënyrat më të mira dhe më të lehta për ta mbajtur aktivitetin fizik. Gjithashtu, shkencëtarët veçojnë jogën, sepse ajo largon stresin dhe rekomandohen ushtrime në shtëpi në bazë të peshës së trupit tuaj, pra pa përdorimin e peshave dhe pajisjeve për ushtrime.

(Foto: Freepik)

Çelësi është të bëni ushtrime që do të aktivizojnë të gjithë trupin. Një shembull është 10 deri në 25 pompa, 20 deri në 40 ulje-ngritje dhe disa minuta ecje të shpejtë në një në vend.

Muzika e preferuar mund të përdoret për motivim, si dhe shoqërimi nga anëtarët e familjes.

Shkencëtarët theksojnë se ushtrimet nuk duhet të jenë rraskapitëse për të qenë efektive dhe një ndryshim i vogël në rutinë mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin e organizmit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori